Euro, në nivelin më të lartë në 3 javë - Mbështetet nga politika agresive monetare e Bankës Qendrore Europiane

Euro është ngjitur në nivelin më të lartë në 3 javët e fundit përballë dollarit amerikan, në sesionin e parë të kësaj jave, pasi Banka Qendrore Europiane po favorizon një politikë monetare agresive, për të parandaluar rritjen e inflacionit.
Megjithatë, investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA që do të japin një panoramë më të qartë mbi hapat që do të ndjekë Rezerva Federale në takimin e 21 shtatorit.
Politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane vlerësojnë rreziqe të mëdha inflacioniste dhe për këtë arsye norma bazë e interesit do të duhet të rritet deri në 2%.
Indeksi i dollarit amerikan, që mat ecurinë e monedhës së gjelbër përballë 6 monedhave kryesore ndërkombëtare, por tregtohet në rreth 108.82, pranë nivelit më të ulët që nga 30 gushti.
Përsa i përket takimit të Rezervës Federale më 21 shtator, shumica e analistëve parashikojnë një rritje të normës bazë të interesit edhe me 75 pikë bazë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 21,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1730 dollarë.
SCAN
Sondazh

Dëmi global i thatësirës arriti në 13.2 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit – 2022 më problematiku në 500 vitet e fundit
Ekspertët besojnë se viti 2022 do të jetë thatësira më e keqe në 500 vitet e fundit. Dëmet globale nga thatësira në shumë vende të planetit në periudhën......

Nafta e nis javën në rënie - Ndikojnë kufizimet në Kinë dhe rritja e interesave nga bankat qëndrore
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak se shenjat për rimëkëmbjen e kërkesës janë eklipsuar nga kufizimet e Covid-19......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117.3 lekë duke mos regjistruar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës. Sipas kursit të këmbimit lokal......

Mbahet në Selanik Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore – Balluku thekson bashkëpunimin midis vendeve për të kaluar krizën
Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik ministrat e Energjisë së vendeve të rajonit, si dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të......

Strategjia për të dobësuar rublën - Rusia me një plan për të blerë 70 miliardë dollarë në juan të Kinës dhe monedha të tjera 'miqësore'
Rusia po mendon të blejë deri në 70 miliardë dollarë në juan kinez dhe monedha të tjera nga vendet "miqësore" për të frenuar rublën në rritje, sipas një......

Policë me “qira” për koncerte apo biznesmenët, tarifat - 815 lekë/ora për koncerte e shfaqje, 1,222.5 lekë/ora për investitorët strategjikë
Keshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat që do paguajnë të gjithë ata subjekte apo individë që do të kontraktojnë privatisht punonjësit e forcave të rendit.......

Tjetër sulm kibernetik nga Irani! – Sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, disa orë jashtë funksioni
Mbrëmjen e së premtes sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, i njohur ndryshe TIMS, ka qenë prej disa orësh jashtë funksionit. Mesditën e së shtunës......

Analizë: Shkalla reale e krizës së ardhshme në Evropë
Disa besojnë se kriza energjetike që po përhapet në Evropë do të rritet në një shkallë të krahasueshme me krizën financiare të vitit 2008, shkruan një......