Nafta e nis javën në rënie - Ndikojnë kufizimet në Kinë dhe rritja e interesave nga bankat qëndrore

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak se shenjat për rimëkëmbjen e kërkesës janë eklipsuar nga kufizimet e Covid-19 në Kinë dhe nga rritja e mundshme e interesave në SHBA dhe në Europë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi.
Gjatë javës së kaluar, ndërkohë, çmimet janë luhatur shumë pak, pasi ulja e prodhimit nga vendet anëtare të OPEC+ u balancua nga kufizimet e reja në Kinë, që është importuesi më i madh i naftës në botë. Kërkesa për naftë në Kinë mund të kontraktohet për herë të parë në dy dekadat e fundit, gjatë këtij viti, pasi Pekini zyrtar vijon në ndjekë politikën zero-Covid.
Njëkohësisht, Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale janë përgatitur në rrisin sërish normat e interesit për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Megjithatë, analistët mendojnë se tendenca e çmimeve mund të jetë në rritje deri në fund të vitit, pasi në 5 dhjetor pritet të hyjë në fuqi embargoja e plotë e Bashkimit Europian, ndaj naftës ruse.
Në anën tjetër, G7 do të vendosë një tavan mbi çmimet e naftës për të kufizuar të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës.
SCAN
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117.3 lekë duke mos regjistruar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës. Sipas kursit të këmbimit lokal......

Mbahet në Selanik Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore – Balluku thekson bashkëpunimin midis vendeve për të kaluar krizën
Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik ministrat e Energjisë së vendeve të rajonit, si dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të......

Strategjia për të dobësuar rublën - Rusia me një plan për të blerë 70 miliardë dollarë në juan të Kinës dhe monedha të tjera 'miqësore'
Rusia po mendon të blejë deri në 70 miliardë dollarë në juan kinez dhe monedha të tjera nga vendet "miqësore" për të frenuar rublën në rritje, sipas një......

Policë me “qira” për koncerte apo biznesmenët, tarifat - 815 lekë/ora për koncerte e shfaqje, 1,222.5 lekë/ora për investitorët strategjikë
Keshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat që do paguajnë të gjithë ata subjekte apo individë që do të kontraktojnë privatisht punonjësit e forcave të rendit.......

Tjetër sulm kibernetik nga Irani! – Sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, disa orë jashtë funksioni
Mbrëmjen e së premtes sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, i njohur ndryshe TIMS, ka qenë prej disa orësh jashtë funksionit. Mesditën e së shtunës......

Analizë: Shkalla reale e krizës së ardhshme në Evropë
Disa besojnë se kriza energjetike që po përhapet në Evropë do të rritet në një shkallë të krahasueshme me krizën financiare të vitit 2008, shkruan një......

Sekretet e tregtisë - Si ju bëjnë supermarketet të shpenzoni më shumë para
Pothuajse të gjithë supermarketet moderne janë rregulluar në atë mënyrë që klientët të fillojnë të bëjnë blerje pasi të kalojnë pragun. Në të njëjtën kohë,......

Kriza e gazit në Europë - Furnizuesi më i madh paralajmëron një dimër të ashpër
Eksportuesi më i madh amerikan i gazit të lëngshëm natyror paralajmëroi se rezervat e kufizuara në të gjithë botën nënkuptojnë se ky dimër do të jetë shumë i......