Europa Postuar më 10 Shtator 2022, 10:33

Kriza e gazit në Europë - Furnizuesi më i madh paralajmëron një dimër të ashpër

Nga SCAN TV
Kriza e gazit në Europë - Furnizuesi më i madh paralajmëron

Eksportuesi më i madh amerikan i gazit të lëngshëm natyror paralajmëroi se rezervat e kufizuara në të gjithë botën nënkuptojnë se ky dimër do të jetë shumë i ashpër.

Cheniere, i cili ka dërguar rreth 70% të gazit në Europë këtë vit, shtoi se ringjallja e kërkesës kineze për gaz të lëngshëm natyror do të përkeqësojë dhe më shumë krizën energjitike në Europë, ku furnizimi me gaz natyror nga Rusia nëpërmjet NordStream është ndërprerë.

Sipas drejtuesve të kësaj kompanie do të jenë temperaturat dhe politikat qeverisëse që do të përcaktojnë atë që do të ndodhë në treg. Për momentin, mjedisi aktual i çmimeve tregon se furnizimet me gaz natyror të lëngshëm do të vazhdojnë të shkojnë në Europë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfituar nga cmimet e larta në Europë, falë pushtimit të Ukrainës nga Rusia këtë vit, duke rritur eksportet e gazit natyror të lëngshëm në një nivel të konsiderueshëm.

Kina gjithashtu po dërgon gaz të lëngshëm natyror në Europë në momentin që dhe politikat për zero Covid po peshojnë ende në kërkesën e brendshme. Bloomberg raporton se transportues të mëdhenj përfshirë Sinopec dhe PetroChina kanë eksportuar një sasi të madhe gazi natyror të lëngshëm në vendet europiane që po përballen me vështirësi këtë vit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat