Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2022, 09:49

Riformatohet “dritarja” e fermerëve - 2 milion euro tender për sistem të ri informacioni. Lehtëson procedurat dhe rrit transparencën

Nga SCAN TV
Riformatohet “dritarja” e fermerëve - 2 milion euro tender

Faqja zyrtare e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, do të rifomatohet për të lehtësuar aksesin e fermerëve dhe rritur transparencën. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender për “Përmirësimin e sistemit të menaxhimit të informacionit për skemat kombëtare- për AZHBR”,  me vlerë prej afro 238 milionë lekësh apo 2 milionë eurosh, i cili mbyllet më 7 Tetor.

Referuar dokumentit,  objektivi i këtij projekti është përmirësimi i sistemit të informacionit për menaxhim (MIS) Skema Kombëtare, sipas nevojave të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe në mbështetje dhe zbatueshmëri të ndryshimeve ligjore.

Konkretisht,  nëpërmjet këtij projekti synohet rritja e transparencës ndaj aplikantëve dhe rritja e besueshmërisë së plotë për Programin; Informimi në kohë, marrje dijeni mbi statusin e aplikimit në çdo kohë nga sistemi (aplikanti dhe AZHBR); Lehtësi, ulje e barrës administrative për aplikantin (nuk ka nevojë të paraqitet fizikisht pranë zyrave të AZHBR); Ulje e barrës administrative për AZHBR (eviton procesin e skanimit të dosjeve fizike, thjeshton procesin e vlerësimit dhe vendimmarrjes); Reduktimi i kohës administrative të shqyrtimit të dosjeve, duke reduktuar kohët e skanimit te dokumentave; Raportim, saktësi, monitorim të indikatorëve dhe Përmirësimin e infrastrukturës së sistemit elektronik.

Thirrjet për Skemat Kombëtare hapen çdo vit , ndërkohe që AZHBR menaxhon edhe aplikimet për programin IPARD.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat