Kosova Postuar më 9 Shtator 2022, 16:23

Pritet rënie e inflacionit në Kosovë - Bankat tregtare presin një shkallë vjetore prej 9,7%. Faktorët që do të ndikojnë 

Nga SCAN TV
Pritet rënie e inflacionit në Kosovë - Bankat tregtare presin

Bazuar në anketën e kreditimit bankar dhe pritjet për inflacionin të realizuar në gusht 2022, bankat tregtare në Kosovë kanë vlerësuar nivel pak mё tё ulët tё inflacionit nё tremujorin e tretë tё vitit 2022, krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe presin njё nivel edhe më të ulët në tremujorin e katërt. Pёr vitin 2022, bankat presin se niveli i inflacionit do të jetë 9.7%, nga 3.4% që ishte në vitin 2021.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës pёr tremujorin e dytë të vitit 2022 sugjerojnë se norma mesatare vjetore e inflacionit ishte rreth 12.6%. Pёr tremujorin e tretë tё vitit 2022 bankat presin që norma mesatare e inflacionit do tё jetё 10.3%. Shumica e bankave në komentet e tyre, kanë përmendur faktorët e mundshëm, të brendshëm dhe të jashtëm, që kanë ndikuar në rritjen e shkallës sё inflacionit:

Pushtimi rus i Ukrainës dhe ndërprerjet e furnizimit. Për ekonominë globale, Rusia dhe Ukraina janë furnizues të rëndësishëm të lëndëve të para si energjia, metalet dhe produktet bujqësore dhe lufta ka vënë në pikëpyetje furnizimin e këtyre burimeve dhe ka përshpejtuar rritjen e çmimeve. Për shkak të pasigurisë së rreziqeve gjeopolitike, çmimet e mallrave mund të rriten më tej dhe kjo mund të përkthehet në kosto më të larta operative të prodhimi, të cilat përkthehen në çmime më të larta dhe pritshmëri më të larta inflacioniste.

Rritja e çmimeve tё karburanteve, por edhe tё kategorive tё tjera janë reflektuar nё rritjen e përgjithshme të çmimeve. Pra, zhvillimet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe prodhimi i ulёt nё Kosovё dhe varësia e madhe e ekonomisё sё vendit nga importet ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

Kufizimet në ofertë si rezultat i pengesave tё krijuara nё zinxhirët e furnizimit si pasojë e pandemisё Covid-19, ku shumë kompani e kanë të vështirë të gjejnë lëndë të para për të prodhuar produktet e tyre, ka ndikuar po ashtu në rritjen e çmimeve. Për më tepër, rritja e kostos së transportit detar ka ndikuar nё rritjen e çmimeve, sidomos tё vajit, materialeve të ndërtimit, etj.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......