Gati nënshkrimi i Konventës për Krimin Kibernetik - Protokolli, më shumë hetime të përbashkëta me partnerët dhe ndërveprim për provat

Vetëm pak kohë pas sulmit ndaj shërbimeve dixhitale në vend, të ardhur nga Irani, Shqipëria është në prag të nënshkrimit të Protokollit të dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike. Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend Projektligjin për nënshkrimin e konventës, e cila është nënshkruar në maj të këtij viti nga shtetet anëtare.
Sipas Qeverisë, Aderimi në këtë protokoll sjell një sërë benefitesh në legjislacionin e brendshëm të Republikës së Shqipërisë në lidhje me rritjen dhe krijimin e hapësirave bashkëpunuese në fushën penale, në hetimin e veprave penale, në fushën kibernetike dhe në shkëmbimin e provave në formë elektronike.
Protokolli i dytë shtesë i Konventës përmban parashikime për lehtësimin e bashkëpunimit mes shteteve palë, për kryerjen e hetimeve për veprat penale që lidhen me sistemet dhe të dhënat kompjuterike dhe me marrjen e provave në formë elektronike.
Nisur nga zhvillimi shumëdimensional i kriminalitetit dhe formave të tij, si dhe i zhvillimeve teknologjike, është e rëndësishme që legjislacioni i brendshëm të përqaset me këto zhvillime, duke mundësuar një bashkëpunim të thjeshtuar me autoritetet e shteteve palë, si dhe marrjen e provave në formë elektronike, argumenton qeveria në relacionin shoqërues të projektligjit.
Përpos aderimit në këtë protokoll të dytë shtesë, është e nevojshme të ndërmerren masa ligjore në aktet e brendshme për përshtatjen e legjislacionit me standardet e vendosura nga protokolli.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Fatkeqësitë madhore në Shqipëri, në krye risku teknologjik - Jo më përmbytjet e zjarret, UNDP: Risk i lartë nga stoqet ushtarake, hidrokarburet, energjetika
Konteksti i ri global, i ndikuar fort nga konflikti në Ukrainë, ka përmbysur listën e fatkeqësive që rrezikojnë shqiptarët. Në listë ka hyrë një rrezik i cili......

Sa është rritja e pagesës që merr çdo kategori?- Paketa sociale/ Nga pensionistët, ndihma ekonomike tek punonjësit e administratës
Një sërë kategorish do të jetën përfitues të paketës së dytë të rezistencës sociale të bërë publike nga qeveria, e cila është konceptuar ndryshe nga e para,......

Cilat janë 5 bashkitë më të “zhytura” në borxhe? / 31.2 milion euro detyrime, zënë 52% të totalit të vendorëve
61 bashkitë në vend kanë akumuluar një borxh total kundrejt qytetarëve dhe bizneseve në vlerën e 7 miliardë lekëve apo 59 milionë eurove në gjysmën e parë të......

Procedura për çmimin e energjisë - Në fuqi, vetëm pas vendimit të Bordit. OSHEE s’ka aplikuar ende në ERE
Shpalosja e planit të qeverisë për tarifimin me 42 lekë/kwh për konsumin e energjisë mbi 800 kwh nuk është hallka fundore, pasi kjo skemë nuk mund të aplikohet......

Studentët kërkojnë mbështetje financiare - “100 euro si Kosova. Tarifat e universiteteve, ushqimet dhe qiratë janë shumë të larta”
Të papërfshirë edhe në paketën e dytë antikrizë të prezantuar nga qeveria, studentët kërkojnë nga qeveria mbështetje. Në shenjë proteste organizatat......

Klima e biznesit, kryeministri kritikon raportet - Rama: Do të përmirësojmë legjislacionin. Debate edhe për energjinë
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me dhomat e biznesit mbi rekomandimet për......

Dollari amerikan po 'shkatërron' monedhat botërore - Ja se si po reagojnë vendet e tjera
Amerikanët që udhëtojnë jashtë SHBA-së do të zbulojnë se paratë e tyre kanë rreth 14% më shumë vlerë se sa në fillim të vitit. Kjo për shkak se dollari është......

Ish-zyrtari i FBI-së: Trump mund të kishte mbajtur sekretet bërthamore të një vendi të huaj, sepse kishin 'çmimin më të lartë' për informacionin e klasifikuar
Një ish-zyrtar i FBI-së tha se ish-presidenti Donald Trump mund të ketë dashur të mbajë dokumente top-sekret për një fuqi të huaj për shkak të çmimit......