Studentët kërkojnë mbështetje financiare - “100 euro si Kosova. Tarifat e universiteteve, ushqimet dhe qiratë janë shumë të larta”

Të papërfshirë edhe në paketën e dytë antikrizë të prezantuar nga qeveria, studentët kërkojnë nga qeveria mbështetje. Në shenjë proteste organizatat studentore janë mbledhur këtë të premte përpara kryeministrisë për ti drejtuar problematikat aktuale që të rinjtë kanë.
“Edhe pse një shtet i vogël me më pak shpenzime për studentët , Kosova i përfshiu në paketën e antikrizës duke vendosur shpërndarjen e 100 eurove. Në vendin tonë kjo gjë nuk bëhet. Mbi të gjitha kemi një kartë student që ofron shërbime që për ne nuk kanë vlerë dhe nuk plotëson nevojat tona. Të vihet në funksion karta e studentit siç duhet. Qiratë nga ana tjetër janë të papërballueshme teksa shohim se edhe në Astir një zonë e largët nga universitetet qiratë janë mbi 300 euro. Për të mos folur më tej për tarifat e masterit ku një master shkon deri në 1 milion e 700 mijë lekë”, u shpreh Gevio Tabaku, aktivist.
Studentët shprehen se qeveria nuk po investon siç duhet teksa përmendin tenderat dekorativ miliarda lekë duke lënë mënjanë këtë shtresë të shoqërisë.
“Bëhen miliarda lekë instalacione zbukurimi në mes të kryeministrisë, nga ana tjetër ka miliona euro për koncerte po ska fonde për arsimin”, u shpreh Migen Qiraxhi, aktivist.
Teksa universitetet fillojnë në mes të tetorit studentët kërkojnë që qeveria të marrë një vendim përpara vitit akademik do të mblidhen në protesta.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Klima e biznesit, kryeministri kritikon raportet - Rama: Do të përmirësojmë legjislacionin. Debate edhe për energjinë
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me dhomat e biznesit mbi rekomandimet për......

Dollari amerikan po 'shkatërron' monedhat botërore - Ja se si po reagojnë vendet e tjera
Amerikanët që udhëtojnë jashtë SHBA-së do të zbulojnë se paratë e tyre kanë rreth 14% më shumë vlerë se sa në fillim të vitit. Kjo për shkak se dollari është......

Ish-zyrtari i FBI-së: Trump mund të kishte mbajtur sekretet bërthamore të një vendi të huaj, sepse kishin 'çmimin më të lartë' për informacionin e klasifikuar
Një ish-zyrtar i FBI-së tha se ish-presidenti Donald Trump mund të ketë dashur të mbajë dokumente top-sekret për një fuqi të huaj për shkak të çmimit......

Kompania amerikane rrit investimet në taksitë ajrore elektrike – Pret 200 dërgesat e para në vitin 2026
United Airlines po investon më shumë para për të ardhmen e taksive elektrike ajrore, për të cilat kompania thotë se mund të ndihmojë në reduktimin e emetimeve......

PBB-ja e Kosovës do të rritet me 3% në vitin 2022 nga rritja me 10.5% në vitin 2021 - Shkak rreziqet e shtuara të shkaktuara nga lufta në Ukrainë
Prodhimi ekonomik i Kosovës pritet të rritet me 3% në vitin 2022, pas rritjes me 10.5% në vitin 2021, për shkak të rreziqeve të shtuara të shkaktuara nga lufta......

SHBA miraton 2.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët – Një pjesë e fondit përfshin dërgesën e municioneve
SHBA ka miratuar afro 2.6 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën dhe aleatët, duke përfshirë 675 milionë dollarë armë për Ukrainën ndërsa lufton me......

10 fuqitë e Mbretëreshës së Anglisë që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë
Mbretëresha Elizabeth II ka qenë monarkia britanike më jetëgjatë në histori, pasi ka mbretëruar mbi Komonuelthin që nga viti 1952! Bota sigurisht ka ndryshuar......

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeta II - Ja çfarë do të ndodhë me pasurinë e saj prej 500 milionë dollarësh
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë të enjten në moshën 96-vjeçare në Kalanë Balmoral, shtëpinë e saj në Skoci. Madhëria e saj lë pas mbi 500 milionë......