Sa është rritja e pagesës që merr çdo kategori?- Paketa sociale/ Nga pensionistët, ndihma ekonomike tek punonjësit e administratës

Një sërë kategorish do të jetën përfitues të paketës së dytë të rezistencës sociale të bërë publike nga qeveria, e cila është konceptuar ndryshe nga e para, duke u shtrirë në afatgjatë dhe duke targetuar më shumë individë. Por kush përfiton dhe në çfarë mase nga paketa e dytë antikrizë? SCAN TV ka llogaritur shtesën për secilën kategori, dhe konkretisht, përfitues do të jenë rreth 674 mijë pensionistë, të cilëve do tu indeksohet pensioni me +6%.
Me këtë masë indeksimi, e llogaritur në vlerë mesatare, pensionistët do të marrin një shtesë prej 741 lekësh mbi pensionin aktual. Përfitues do të jenë edhe afro 64 mijë familje me ndihmë ekonomike dhe gratë kryefamiljare me dy fëmijë, me një shtesë mesatare prej 921 lekë/muaj. Ndërkohë 90 mijë persona me aftësi të kufizuar do të marrin shtesë prej 522 lekë në muaj.
Qeveria ka vendosur të japë gjithashtu mbështetje shtesë për energjinë elektrike për para-tetraplegjikët dhe të verbrit, ku përfitues janë 11,411 individë me një mesatare përfitimi prej 679 lekë/muaj/ Ndërkohë, kjo paketë përfshin edhe rritjen e pagave në sektorin publik për 41 mijë punonjës. Më konkretisht, 10.800 punonjës në policinë e shtetit do të marrin shtesë prej 5,560 lekë/muaj; 3600 punonjës në Policinë e Burgjeve do të përfitojnë mbi pagën afro 10,548 Lekë/muaj dhe 20 mijë punonjës të tjerë të administratës do të marrin rritje page në 5,000 lekë/muaj.
Qeveria ka vendosur rritjen e pagës minimale në 34 mijë lekë nga 32 mijë lekë që është aktualisht, e përkthyer në një shtesë neto që nga fillimi i vitit prej 3500 lekësh për afro 200 mijë punonjës. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit bujqësor, ku janë akorduar 500 mln lekë shtesë për naftën, për 34 mijë përfitues dhe 500 mln lekë për mbjelljen e grurit. Për sektorin e peshkimit janë vendosur në dispozicion 200 mln Lekë për rimbursimin e TVSH-së së naftës për 200 përfitues.
Rritja e pagesave për kategoritë në nevojë
Kategoria Shtesa Nr. i përfituesve
Pensionistët +741 lekë/muaj 674.0000
Ndihma ekonomike +921 lekë/muaj 64.000
PAK +522 lekë/muaj 90 mijë
Rritja e pagave në sektorin publik
Kategoria Shtesa Nr. i përfituesve
Policia e Shtetit +5,560 Lekë/Muaj 10,800 punonjës
Policia e Burgjeve +10,548 Lekë/Muaj 3,600 punonjës
Administratë: +5,000 Lekë/Muaj 20 mijë punonjës
Mbështetja për bujqësinë dhe peshkimin
Kategoria Shtesa Nr. i përfituesve
Nafta në bujqësi +500 mln lekë 34.000
Kultivimi i grurit +500 mln lekë
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Cilat janë 5 bashkitë më të “zhytura” në borxhe? / 31.2 milion euro detyrime, zënë 52% të totalit të vendorëve
61 bashkitë në vend kanë akumuluar një borxh total kundrejt qytetarëve dhe bizneseve në vlerën e 7 miliardë lekëve apo 59 milionë eurove në gjysmën e parë të......

Procedura për çmimin e energjisë - Në fuqi, vetëm pas vendimit të Bordit. OSHEE s’ka aplikuar ende në ERE
Shpalosja e planit të qeverisë për tarifimin me 42 lekë/kwh për konsumin e energjisë mbi 800 kwh nuk është hallka fundore, pasi kjo skemë nuk mund të aplikohet......

Studentët kërkojnë mbështetje financiare - “100 euro si Kosova. Tarifat e universiteteve, ushqimet dhe qiratë janë shumë të larta”
Të papërfshirë edhe në paketën e dytë antikrizë të prezantuar nga qeveria, studentët kërkojnë nga qeveria mbështetje. Në shenjë proteste organizatat......

Klima e biznesit, kryeministri kritikon raportet - Rama: Do të përmirësojmë legjislacionin. Debate edhe për energjinë
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me dhomat e biznesit mbi rekomandimet për......

Dollari amerikan po 'shkatërron' monedhat botërore - Ja se si po reagojnë vendet e tjera
Amerikanët që udhëtojnë jashtë SHBA-së do të zbulojnë se paratë e tyre kanë rreth 14% më shumë vlerë se sa në fillim të vitit. Kjo për shkak se dollari është......

Ish-zyrtari i FBI-së: Trump mund të kishte mbajtur sekretet bërthamore të një vendi të huaj, sepse kishin 'çmimin më të lartë' për informacionin e klasifikuar
Një ish-zyrtar i FBI-së tha se ish-presidenti Donald Trump mund të ketë dashur të mbajë dokumente top-sekret për një fuqi të huaj për shkak të çmimit......

Kompania amerikane rrit investimet në taksitë ajrore elektrike – Pret 200 dërgesat e para në vitin 2026
United Airlines po investon më shumë para për të ardhmen e taksive elektrike ajrore, për të cilat kompania thotë se mund të ndihmojë në reduktimin e emetimeve......

PBB-ja e Kosovës do të rritet me 3% në vitin 2022 nga rritja me 10.5% në vitin 2021 - Shkak rreziqet e shtuara të shkaktuara nga lufta në Ukrainë
Prodhimi ekonomik i Kosovës pritet të rritet me 3% në vitin 2022, pas rritjes me 10.5% në vitin 2021, për shkak të rreziqeve të shtuara të shkaktuara nga lufta......