Fatkeqësitë madhore në Shqipëri, në krye risku teknologjik - Jo më përmbytjet e zjarret, UNDP: Risk i lartë nga stoqet ushtarake, hidrokarburet, energjetika

Konteksti i ri global, i ndikuar fort nga konflikti në Ukrainë, ka përmbysur listën e fatkeqësive që rrezikojnë shqiptarët. Në listë ka hyrë një rrezik i cili as që ekzistonte në strategjitë e mëparshme në fushën e emergjencave civile. UNDP në bashkëpunim me Qeverinë kanë përgatitur një dokument të ri për vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë madhore në Shqipëri. Bie në sy se në vendin e parë të listës, bashkë me rrezikun nga përmbytjet, është pozicionuar rreziku teknologjik. Në Planin Kombëtar për Emergjencat Civile (PKEC) të vitit 2004, i cili vazhdon të jetë dokumenti kryesor në fushën e emergjencave civile risqet kryesore janë: • Përmbytjet; • Tërmetet; • Zjarret në pyje; • Rrëshqitjet e tokës; • Bllokimet nga reshjet e dendura të dëborës dhe ortekët; • Epidemitë; dhe • Shpërthimet e digave.
Ndërkohë që sipas vlerësimi të ri, aktualisht risqet më kritike nga fatkeqësitë, të cilat kanë një potencial të lartë për ndikim negativ në zhvillimin e vendit, janë përmbytjet, rreziqet teknologjike me nivel të barabartë rreziku, të pasuara nga risqet biologjike, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet.
Por çfarë është rreziku teknologjik. Në dokumenti, Risku teknologjik i referohet rrezikut nga një aksident madhor, një burimi rreziku që ka potencialin për të shkaktuar një incident madhor, i cili rezulton në shumë viktima dhe/ose në dëme të konsiderueshme ndaj një centrali, pajisjeje ose mjedisit. Një rrezik që e ka origjinën nga kushtet teknologjike ose industriale, duke përfshirë aksidentet, procedurat e rrezikshme, problemet në infrastrukturë ose aktivitete të caktuara njerëzore, të cilat mund të shkaktojnë humbje të jetës, lëndime, sëmundje ose ndikime të tjera në shëndet, dëmtime të pronës, humbje të mjeteve të jetesës dhe shërbimeve, çrregullime sociale dhe ekonomike ose dëme mjedisore.
Rreziqet
kryesore teknologjike lidhen me sektorët ekonomikë në vijim: • Prodhimi, transporti, magazinimi dhe tregtia e naftës dhe nënprodukteve të saj; • Sektori i gazit natyror, duke përfshirë tubacionet e gazit; • Sektori i energjetikës/energjisë, duke përfshirë prodhimin e energjisë elektrike dhe transportimin e saj; • Materialet e rrezikshme të veprimtarisë së mëparshme industriale dhe stoqeve të municioneve ushtarake; • Sektori minerar; dhe në fund, • Risku i lidhur me sektorin e transportit, duke përfshirë transportin rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror nuk u morën parasysh gjatë procesit të vlerësimit specifik të rrezikut.
“Për sa i përket rreziqeve teknologjike në Shqipëri, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet stoqeve të vjetra të materialeve të rrezikshme nga periudhat e kaluara”, thekson analiza e UNDP.
Konkluzionet e këtij vlerësimi do të jenë pikat e referencës së Strategjisë Kombëtare Për Zvogëlimin e Riskut Nga Fatkeqësitë 2023-2030, e cila sapo është hedhur për konsultim publik nga Qeveria.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Sa është rritja e pagesës që merr çdo kategori?- Paketa sociale/ Nga pensionistët, ndihma ekonomike tek punonjësit e administratës
Një sërë kategorish do të jetën përfitues të paketës së dytë të rezistencës sociale të bërë publike nga qeveria, e cila është konceptuar ndryshe nga e para,......

Cilat janë 5 bashkitë më të “zhytura” në borxhe? / 31.2 milion euro detyrime, zënë 52% të totalit të vendorëve
61 bashkitë në vend kanë akumuluar një borxh total kundrejt qytetarëve dhe bizneseve në vlerën e 7 miliardë lekëve apo 59 milionë eurove në gjysmën e parë të......

Procedura për çmimin e energjisë - Në fuqi, vetëm pas vendimit të Bordit. OSHEE s’ka aplikuar ende në ERE
Shpalosja e planit të qeverisë për tarifimin me 42 lekë/kwh për konsumin e energjisë mbi 800 kwh nuk është hallka fundore, pasi kjo skemë nuk mund të aplikohet......

Studentët kërkojnë mbështetje financiare - “100 euro si Kosova. Tarifat e universiteteve, ushqimet dhe qiratë janë shumë të larta”
Të papërfshirë edhe në paketën e dytë antikrizë të prezantuar nga qeveria, studentët kërkojnë nga qeveria mbështetje. Në shenjë proteste organizatat......

Klima e biznesit, kryeministri kritikon raportet - Rama: Do të përmirësojmë legjislacionin. Debate edhe për energjinë
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me dhomat e biznesit mbi rekomandimet për......

Dollari amerikan po 'shkatërron' monedhat botërore - Ja se si po reagojnë vendet e tjera
Amerikanët që udhëtojnë jashtë SHBA-së do të zbulojnë se paratë e tyre kanë rreth 14% më shumë vlerë se sa në fillim të vitit. Kjo për shkak se dollari është......

Ish-zyrtari i FBI-së: Trump mund të kishte mbajtur sekretet bërthamore të një vendi të huaj, sepse kishin 'çmimin më të lartë' për informacionin e klasifikuar
Një ish-zyrtar i FBI-së tha se ish-presidenti Donald Trump mund të ketë dashur të mbajë dokumente top-sekret për një fuqi të huaj për shkak të çmimit......

Kompania amerikane rrit investimet në taksitë ajrore elektrike – Pret 200 dërgesat e para në vitin 2026
United Airlines po investon më shumë para për të ardhmen e taksive elektrike ajrore, për të cilat kompania thotë se mund të ndihmojë në reduktimin e emetimeve......