Bota Postuar më 9 Shtator 2022, 16:14

Japonia, ndihmë qytetarëve për rritjen e çmimeve - 350 dollarë në kuadrin e mbështetjes financiare për familjet me të ardhura të ulëta

Nga SCAN TV
Japonia, ndihmë qytetarëve për rritjen e çmimeve - 350

Qeveria e Japonisë ka publikuar masat për të zbutur impaktin e rritjes së cmimeve të ushqimeve dhe energjisë në ekonominë e familjeve me të ardhura të ulëta, bizneset dhe fermerët.

Vendimi u mor për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët po përballen me rritjen e kostos së jetesës por dhe për të mbrojutr kompanitë dhe konsumatorët.  Në deklaratën e saj për mediat theksohej se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe aktivitetit të bizneseve është prioriteti kryesor i kësaj qeverie.

Si pjesë e planit qeveria do të japë 350 dollarë në kuadrin e mbështetjes financiare për familjet me të ardhura të ulëta, si dhe do i përjashtojë ata nga disa taksa në mënyrë që të kenë mundësi të paguajnë cmimet e larta të energjisë elektrike, gazit dhe ushqimit.

Hapat e tjerë përfshijnë zgjatjenë në kohë të subvencioneve ekzistuese për të mbajtur të fiksuar çmimin e ushqimit të kafshëve për blegtorinë dhe pas muajit tetor, si dhe ofrimin e mbështetjes për fermerët që bënë përpjekje për të reduktuar përdorimin e plehrave kimikë.

Qeveria do të ndalojë gjithashtu rritjen e çmimit të grurit të importuar që u shet shitësve me pakicë përtej tetorit, duke e bërë më të lehtë për familjet të përballen me kostot më të larta të mallrave duke ulur presionin mbi çmimin e bukës.

Në sektorin e energjisë, qeveria do të zgjasë subvencionet aktuale për benzinën dhe lëndët djegëse të tjera deri në fund të dhjetorit, megjithëse mund të konsiderojë rishikimin e skemës së kufirit të subvencionimit.

Gjithashtu synohet aktivizimi i nëntë termocentraleve bërthamore gjatë dimrit për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...