Bota Postuar më 9 Shtator 2022, 16:27

Kostot financiare të vdekjes së mbretëreshës - Bizneset do të mbyllen rreth 12 ditë. Monedhat, pasaportat, uniformat do të rinovohen

Nga SCAN TV
Kostot financiare të vdekjes së mbretëreshës - Bizneset do

Mbretëresha Elizabet II ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike. Ajo u ul në fron në vitin 1952 dhe mbretëroi për 70 vjet, deri sa u nda nga jeta në moshën 96 vjecare. Vdekja e saj do i kushtojë vendit dhe financiarisht.

Për të paktën 12 ditë që nga vdekja e saj në 8 shtator, Britania e Madhe do të ndalojë, gjë që pritet t’i kushtojë ekonomisë së vendit miliarda paund fitimesh të humbura.

Pjesa më e madhe e stafit të pallatit mbretëror por dhe të rezidencave të tjera janë dërguar menjëherë në shtëpi pas shpalljes së lajmit për ndarjen e saj nga jeta. Ata nuk do të mund të paraqiten në vendet e tyre aktuale të punës deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu të gjitha seancat parlamentare, ku kryesisht pritej të diskutohej për ndihmën financiare për qytetarët që po përballen me shtrenjtimin e kostos së jetesës do të shtyhen pas datës 21 shtator.

Mediat britanike risjellin në vëmendje se pas vdekjes së princesësh Diana në vitin 1997, shumë britanikë u detyruan të mbyllin bizneset e tyre dhe të anulojnë eventet sportive ditën e funeralit.

Duke pasur parasysh staturën dhe rëndësinë e saj në ndërtimin e Britanisë moderne, pritet që dhe reagimi i qytetarëve të jetë më i fortë për funeralin e Mbretëreshës Elizabetë.

Pas periudhës së zisë do të jetë ajo e kurorëzimit të Mbretit Çarls III. Një ceremoni e profilit të lartë që do t’i kushtojë miliarda paund Britanisë së Madhe. Sipas parashikimeve dita e kurorëzimit që do të shoqërohet me festime në të gjithë vendin pritet t’i kushtojë ekonomisë deri në 6 miliard paund fitimesh të humbura, pasi të gjithë do të jenë pushim.

Britania pritet të ndryshojë edhe pamjen e valutës vendase. Rreth 29 miliardë monedha me kokën e Mbretëreshës Elizabeth janë në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar, me modelin më të fundit të emetuar në vitin 2015, kur ajo ishte 88 vjeç. Ende nuk është njoftuar se kur do të fillojë emetimi monedha me kokën e mbretit të ri Charles III, por sipas BBC, ka të ngjarë që monedhat me Elizabeth të qëndrojnë në qarkullim për shumë vite dhe se procesi për zëvendësimin e tyre do të jetë gradual.

Aktualisht ka 4.5 miliardë kartëmonedha të Bankës së Anglisë në qarkullim, me një vlerë totale prej rreth 80 miliardë paund. Dhe si me monedhat, ato gradualisht do të zëvendësohen. Gjithashtu policia dhe ushtria do të rinovojnë uniformat e tyre pasi në ‘to duhet të jenë inicialet e Mbretit të ri dhe jo më  të Mbretëreshës Elizabetë.

Dhe pasaportat gjithashtu do të ndryshohen pasi në to aktualisht është “Madhëria e saj”, dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë dhe me pullat.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......