Kroacia, çmime tavan për energjinë - Çmimi për familjet, maksimumi 0,59 euro/KWh. Në fuqi nga 1 tetori deri 1 mars 2023

Kroacia do të kufizojë çmimet e energjisë elektrike nga 1 tetori deri më 1 mars 2023 për të ndihmuar bizneset dhe familjet të përballen me rritjen e inflacionit dhe krizën energjetike, deklaroi kryeministri Andrej Plenkoviç .
Në korrik, inflacioni me bazë vjetore në Kroaci, e cila pritet të bashkohet me Eurozonën në janar, arriti një rekord prej 12.3%. Sipas Plenkoviç, çmimi i energjisë elektrike për familjet do të arrijë maksimumi 0,59 euro/KWh dhe 0,88 euro/KWh në varësi të konsumit gjashtëmujor.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë pasi vendi vuan ndikimin e krizave globale që rrjedhin nga lufta në Ukrainë, ngrohja globale dhe pandemia COVID-19.
"Kursimi i energjisë forcon elasticitetin tonë dhe na lejon të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë", tha Plenkoviç.
Për shkollat, muzetë, spitalet dhe institucionet e tjera publike, çmimi maksimal do të jetë 0,62 euro/KWh. Për kompanitë çmimet do të variojnë nga 1,8 deri në 2,3 euro/KWh.
Qeveria në Zagreb kishte vendosur më parë një çmim tavan për gazin deri më 1 prill. Kroacia importon 45% të nevojave vjetore të energjisë elektrike dhe rreth 77% të gazit natyror që konsumon.
Sipas kryeministrit të vendit, qeveria do të ulë gjithashtu çmimet për ushqimet bazë, duke përfshirë sheqerin, vajin e gatimit, mishin e derrit dhe pulën. Gjithashtu, do të ofrojë ndihmë financiare për pensionistët për të paguar faturat e tyre të energjisë.
Ekonomia e Kroacisë u zgjerua me 7.8% në bazë vjetore tremujorin e dytë dhe qeveria tha se priste të rritet më tej në tremujorin e tretë kryesisht për shkak të turizmit, i cili vlerësohet në rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Vendit.
SCAN
Sondazh

Pritet rënie e inflacionit në Kosovë - Bankat tregtare presin një shkallë vjetore prej 9,7%. Faktorët që do të ndikojnë
Bazuar në anketën e kreditimit bankar dhe pritjet për inflacionin të realizuar në gusht 2022, bankat tregtare në Kosovë kanë vlerësuar nivel pak mё tё ulët tё......

Japonia, ndihmë qytetarëve për rritjen e çmimeve - 350 dollarë në kuadrin e mbështetjes financiare për familjet me të ardhura të ulëta
Qeveria e Japonisë ka publikuar masat për të zbutur impaktin e rritjes së cmimeve të ushqimeve dhe energjisë në ekonominë e familjeve me të ardhura të ulëta,......

Greqi, rritja ekonomike mbi 5% - Një nga faktorët kryesor është sezoni i suksesshëm turistik
Analistët e agjencive të vlerësimit dhe ekonomistët grekë parashikojnë rritje të ekonomisë mbi 5% këtë vit, pas të dhënave të forta të tremujorit të dytë,......

Gjermania, masa për tkurrur biznesin me Kinën - Qeveria po shqyrton planet për të reduktuar varësinë nga ekonomia aziatike
Ministria e ekonomisë në Gjermani po shqyrton një sërë masash për të bërë sa më pak tërheqës biznesin me Kinën, në përpjekje për të reduktuar varësinë e saj......

Gati nënshkrimi i Konventës për Krimin Kibernetik - Protokolli, më shumë hetime të përbashkëta me partnerët dhe ndërveprim për provat
Vetëm pak kohë pas sulmit ndaj shërbimeve dixhitale në vend, të ardhur nga Irani, Shqipëria është në prag të nënshkrimit të Protokollit të dytë shtesë të......

Fatkeqësitë madhore në Shqipëri, në krye risku teknologjik - Jo më përmbytjet e zjarret, UNDP: Risk i lartë nga stoqet ushtarake, hidrokarburet, energjetika
Konteksti i ri global, i ndikuar fort nga konflikti në Ukrainë, ka përmbysur listën e fatkeqësive që rrezikojnë shqiptarët. Në listë ka hyrë një rrezik i cili......

Sa është rritja e pagesës që merr çdo kategori?- Paketa sociale/ Nga pensionistët, ndihma ekonomike tek punonjësit e administratës
Një sërë kategorish do të jetën përfitues të paketës së dytë të rezistencës sociale të bërë publike nga qeveria, e cila është konceptuar ndryshe nga e para,......

Cilat janë 5 bashkitë më të “zhytura” në borxhe? / 31.2 milion euro detyrime, zënë 52% të totalit të vendorëve
61 bashkitë në vend kanë akumuluar një borxh total kundrejt qytetarëve dhe bizneseve në vlerën e 7 miliardë lekëve apo 59 milionë eurove në gjysmën e parë të......