Bota Postuar më 11 Shtator 2022, 12:30

Rusët mund të blejnë iPhone14 - Edhe pse Apple u largua nga Rusia, pas pushtimit të Ukrainës

Nga SCAN TV
Rusët mund të blejnë iPhone14 - Edhe pse Apple u largua nga

Apple u largua nga tregu i Rusisë një javë pasi vendi pushtoi Ukrainën, por njerëzit në Rusi janë ende në gjendje të blejnë iPhone14 e ri nëpërmjet importeve paralele. Kremlini konfirmoi lajmin duke sqaruar se Rusia ka legalizuar importet paralele në maj, muaj pasi kompanitë u larguan nga vendi.

Sistemi i lejon shitësit me pakicë të fusin produkte në vend pa lejen e pronarit të markës tregtare. Deri në gusht, shitjet e tilla të tregut gri arritën deri në 6.5 miliardë dollarë, sipas ministrisë ruse të financave.

Edhe pse Apple ndaloi shitjet e produkteve të saj në Rusi në mars, disa shitës me pakicë në vend po shesin ende stokun e mbetur, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Disa kanë arritur të marrin në dorë edhe modele më të reja përmes programit të importeve paralele.

Të enjten, rrjeti rus celular MTS filloi të marrë porosi për iPhone 14 të sapolançuar në faqen e tij të internetit. Çmimet fillojnë nga 84.990 rubla – 1.382 dollarë, duke thënë se mund të duhen deri në 120 ditë për të dorëzuar pajisjen.

Apple prezantoi iPhone 14 më 7 shtator. Telefoni vjen me një abonim falas dy-vjeçar në një shërbim satelitor që lejon përdoruesit të bëjnë thirrje urgjente edhe kur nuk kanë internet ose shërbim celular. Ndër veçoritë e tjera të reja të telefonit janë një ekran gjithmonë i ndezur dhe një sensor force që mund të zbulojë nëse përdoruesi ka pësuar një aksident rrugor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat