Bankat braktisin Frankfurtin për Londrën - Gjermania rrezikon ndërprerje të energjisë elektrike këtë dimër

Nga Londra në Frankfurt vajtje-ardhje. Britanikja Daily Mail raporton për një rikthim të mundshëm të disa prej aktiviteteve kryesore të gjigantit bankar amerikan JP Morgan - përfshirë aktivitetet tregtare - në kryeqytetin britanik, historikisht qendra e financave europiane dhe globale. Banka e drejtuar nga Jamie Dimon, si dhe shumë institucione të tjera globale, përfshirë Goldman Sachs, Citi, e Nomura, në 2020-ën, kishin "lehtësuar" praninë e tyre në tregun e Londrës duke lëvizur burimet dhe investimet në Frankfurt, qendra e parë financiare europiane, për shkak të Brexit.
Frika ishte se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të vështirësonte aktivitetet bankare me vendet e BE-së nga pikëpamja rregullatore dhe operacionale. Por tani gjigandi bankar amerikan po e vë në dyshim këtë zgjedhje për shkak të problemeve të krijuara nga lufta ruso-ukrainase. Ndërprerja e furnizimit me gaz të Gjermanisë nga Rusia në fakt ka shtyrë qeverinë gjermane të japë alarmin për ndërprerjet e mundshme të energjisë elektrike që mund të ndodhin në muajt e ardhshëm pikërisht për shkak të pengesave në tregun e gazit dhe naftës.
Një skenar që ka alarmuar JP Morgan dhe banka të tjera të mëdha ndërkombëtare pikërisht për rrezikun, kostot e të cilave janë shumë të larta, për të pezulluar aktivitetet e tyre për shkak të këtyre pezullimeve të përkohshme, por të paparashikueshme të furnizimeve me energji. JP Morgan nuk pranoi të komentonte mbi këto zëra, ndërsa banka të tjera globale të investimeve, përfshirë Goldman Sachs dhe Citi, konfirmojnë se "shpërndarja" e aktiviteteve në kontinent do të siguronte diversifikim të mjaftueshëm të rrezikut.
Goldman Sachs në veçanti, si rezultat i një strategjie të pranisë më të madhe në territor dhe afërsisë më të madhe me klientët, por edhe për përballimin e rreziqeve të shkaktuar nga Brexit, pas daljes së Londrës nga BE-ja ka forcuar ndjeshëm zyrat në Paris dhe Milano, si dhe atë të Frankfurtit. Në veçanti, për sa i përket Milanos pas Brexit, punonjësit e Goldman Sachs kanë shkuar nga rreth dhjetë në rreth njëqind. Numra që gjithsesi mbeten të vegjël kur krahasohen me mijëra punonjës që bankat e mëdha kanë mbajtur ende në Londër, pavarësisht Brexit.
SCAN
Sondazh

Rusët mund të blejnë iPhone14 - Edhe pse Apple u largua nga Rusia, pas pushtimit të Ukrainës
Apple u largua nga tregu i Rusisë një javë pasi vendi pushtoi Ukrainën, por njerëzit në Rusi janë ende në gjendje të blejnë iPhone14 e ri nëpërmjet importeve......

Riformatohet “dritarja” e fermerëve - 2 milion euro tender për sistem të ri informacioni. Lehtëson procedurat dhe rrit transparencën
Faqja zyrtare e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, do të rifomatohet për të lehtësuar aksesin e fermerëve dhe rritur transparencën. Agjencia......

“Mega” blerje energjie nga KESH - Çmimi më i lartë se në bursa, shpenzohen 29 milion euro për nevojat e 8 ditëve
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpenzuar 29 milion euro për blerje energjie, për plotësimin e nevojave konsumatorë për periudhën 12-18 shtator,......

BE-ja nuk arrin të pajtohet me kufirin e çmimit të gazit rus - Bisedimet rezultojnë vetëm në udhëzime
Ka pasur pak përparim në takimin e ministrave të energjisë të BE-së në lidhje me planet për të kufizuar çmimet e gazit rus. Shtetet anëtare nuk arritën të......

Pse taksapaguesit italianë po i paguajnë 241 milionë euro një kompanie nafte në Mbretërinë e Bashkuar?
Qeveria italiane është urdhëruar të paguajë një kompani të naftës dhe gazit në Mbretërinë e Bashkuar mbi 240 milionë euro për bllokimin e një projekti të......

Energjia e pastër më shumë punonjës se industria e karburanteve fosile – Pagat ende të pabarabarta
Energjia e pastër tani ofron më shumë punësim sesa industria e karburanteve fosile, duke reflektuar ndryshimin që po bëjnë përpjekjet për të trajtuar......

Kreu i SEC thotë se shumica e kriptomonedhave funksionojnë në mënyrë të paligjshme – Kërkon regjistrimin e tyre
Ekziston një test ligjor që rregullatorët amerikanë përdorin për të përcaktuar se çfarë kualifikohet si një kontratë investimi, dhe për këtë arsye duhet të......

Kostot financiare të vdekjes së mbretëreshës - Bizneset do të mbyllen rreth 12 ditë. Monedhat, pasaportat, uniformat do të rinovohen
Mbretëresha Elizabet II ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike. Ajo u ul në fron në vitin 1952 dhe mbretëroi për 70 vjet, deri sa u nda nga jeta në......