BE e përçarë për çmimin të gazit rus - Ministrat e Energjisë nuk arrijnë të miratojnë propozimin për një tavan të tarifave

Ministrat e Energjisë së BE-së i kërkuan Komisionit Europian që të vazhdojë me kufizimin e të ardhurave të prodhuesve të energjisë jo-gaz që përfitojnë nga rritja e çmimeve të energjisë, ndërsa u tërhoqën nga kufizimi i çmimeve të gazit rus.
Duke kërkuar zgjidhje për të ndihmuar konsumatorin për rritjen e faturave, ministrat i kërkuan Komisionit Europian të përgatisë masa të tjera emergjente, duke përfshirë një kufi më të gjerë të çmimit të gazit që nuk synon në mënyrë specifike Rusinë.
Komisioni Europian, i cili nuk përfshiu një kufi të përgjithshëm të çmimit të gazit në listën e masave që u sugjeroi vendeve përpara takimit, paralajmëroi se kufizimi i çmimeve të gazit të lëngshëm natyror në Europë mund të rrezikonte furnizimet që të shkojnë në tregje të tjera.
"Hendeku i përgjithshëm i çmimeve, duke përfshirë importet e gazit të lëngshëm, mund të paraqesë një sfidë të sigurisë së furnizimit, sepse ai është një treg global. Ne nuk jemi ndër tre rajonet ose vendet më të mëdha importuese të gazit të lëngshëm dhe ka një konkurrencë shumë të fortë në treg. E rëndësishme është që tëq mund të zëvendësojmë vëllimet ruse në rënie me furnizues alternativë”, tha Komisionerja Europian për Energjinë, Kadri Simson.
Komisioni pritet të publikojë detajet e propozimeve javën e ardhshme. Ministrat e Energjisë mund të mbajnë një tjetër takim urgjent më vonë këtë muaj për të negociuar dhe miratuar planet përfundimtare. Simson tha se ajo priste një javë të ngarkuar me bisedime përpara se të arrihet një propozim përfundimtar.
SCAN
Sondazh

Bankat braktisin Frankfurtin për Londrën - Gjermania rrezikon ndërprerje të energjisë elektrike këtë dimër
Nga Londra në Frankfurt vajtje-ardhje. Britanikja Daily Mail raporton për një rikthim të mundshëm të disa prej aktiviteteve kryesore të gjigantit bankar......

Rusët mund të blejnë iPhone14 - Edhe pse Apple u largua nga Rusia, pas pushtimit të Ukrainës
Apple u largua nga tregu i Rusisë një javë pasi vendi pushtoi Ukrainën, por njerëzit në Rusi janë ende në gjendje të blejnë iPhone14 e ri nëpërmjet importeve......

Riformatohet “dritarja” e fermerëve - 2 milion euro tender për sistem të ri informacioni. Lehtëson procedurat dhe rrit transparencën
Faqja zyrtare e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, do të rifomatohet për të lehtësuar aksesin e fermerëve dhe rritur transparencën. Agjencia......

“Mega” blerje energjie nga KESH - Çmimi më i lartë se në bursa, shpenzohen 29 milion euro për nevojat e 8 ditëve
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpenzuar 29 milion euro për blerje energjie, për plotësimin e nevojave konsumatorë për periudhën 12-18 shtator,......

BE-ja nuk arrin të pajtohet me kufirin e çmimit të gazit rus - Bisedimet rezultojnë vetëm në udhëzime
Ka pasur pak përparim në takimin e ministrave të energjisë të BE-së në lidhje me planet për të kufizuar çmimet e gazit rus. Shtetet anëtare nuk arritën të......

Pse taksapaguesit italianë po i paguajnë 241 milionë euro një kompanie nafte në Mbretërinë e Bashkuar?
Qeveria italiane është urdhëruar të paguajë një kompani të naftës dhe gazit në Mbretërinë e Bashkuar mbi 240 milionë euro për bllokimin e një projekti të......

Energjia e pastër më shumë punonjës se industria e karburanteve fosile – Pagat ende të pabarabarta
Energjia e pastër tani ofron më shumë punësim sesa industria e karburanteve fosile, duke reflektuar ndryshimin që po bëjnë përpjekjet për të trajtuar......

Kreu i SEC thotë se shumica e kriptomonedhave funksionojnë në mënyrë të paligjshme – Kërkon regjistrimin e tyre
Ekziston një test ligjor që rregullatorët amerikanë përdorin për të përcaktuar se çfarë kualifikohet si një kontratë investimi, dhe për këtë arsye duhet të......