Policë me “qira” për koncerte apo biznesmenët, tarifat - 815 lekë/ora për koncerte e shfaqje, 1,222.5 lekë/ora për investitorët strategjikë

Keshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat që do paguajnë të gjithë ata subjekte apo individë që do të kontraktojnë privatisht punonjësit e forcave të rendit. Në një vendim të miratuar më 7 shtator, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar gjithashtu edhe llojet e aktiviteteve për të cilat mundësohet kontraktimi i forcave të policisë. Dokumenti i Qeverisë përcakton se Subjektet juridike e fizike, publike ose private, që kanë nevojë për shërbime policie shtesë, do të paraqesin kërkesë të argumentuar on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-albania”, jo më vonë se tri ditë përpara datës së shërbimit të kërkuar. Pas vlerësimit të kërkesës, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve, subjektit i kthehet përgjigje on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e- Albania” për miratimin ose refuzimin e kërkesës dhe i dërgohet kontrata e ofrimit të shërbimit, e cila nënshkruhet nga titullari i njësisë shpenzuese, që ofron shërbimin. Në listën e shërbimeve që do të mund të kërkohen kundrejt pagesës përfshihen aktivitetet kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si: panaire, ekspozita, teatro, koncerte, shfaqje, festivale të ndryshme, shoqërimin e automjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme, ruajtjen deri tre muaj të personave të rërndësishëm, sicc janë investitorët strategjikë.
Tarifa më e lirë, prej 815 lekësh për orë për ccdo punonjës policie të kontarktuar, do të paguhet në rastet kur ky shërbim kërkohet për Mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare si; panaire, ekspozita, teatro, koncerte, shfaqje, festivale të ndryshme në mjedise të mbyllura.
Mbështetja në zhvillimin e këtyre aktivitete në mjedise të hapura do kushtojë shumë më shtrenjtë, 1,222.5 në orë për ccdo punonjës të kontraktuar. Ndërkohë që edhe më shternjtë do të kushtojë Mbështetja gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, në rastet kur organizatorët e këtyre aktiviteteve nuk janë pajisur me vërtetim sigurie nga Policia e Shtetit. Në këtë rast, kontraktimi do të kushtojë 1,630 lekë në orë për ccdo punonjës policie.
Për Shoqërim të automjeteve që transportojnë mallrat të rrezikshme, në rastin e kushteve shtesë të sigurisë tarifa për një orë është 1,222.5 për punonjës, po aq sa do të tarifohen edhe personat që kanë statusin e investitorit strategjik.
Ndërkohë që policia do ofrojë kundrejt pagesës edhe shërbime të tjera, sicc është Vënia në përdorim e uniformës së policisë apo arsnelatit me fishekë manovre, për xhirime filmike që do kushtojë 1 mijë lekë në ditë, ashtu si dhe mjetet me logo apo ambjentet e forcave të rendit, qiraja e të cilave do të kushtojë 5 mijë lekë në ditë.
Lorenc Rabeta / SCAN

Tjetër sulm kibernetik nga Irani! – Sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, disa orë jashtë funksioni
Mbrëmjen e së premtes sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, i njohur ndryshe TIMS, ka qenë prej disa orësh jashtë funksionit. Mesditën e së shtunës......

Analizë: Shkalla reale e krizës së ardhshme në Evropë
Disa besojnë se kriza energjetike që po përhapet në Evropë do të rritet në një shkallë të krahasueshme me krizën financiare të vitit 2008, shkruan një......

Sekretet e tregtisë - Si ju bëjnë supermarketet të shpenzoni më shumë para
Pothuajse të gjithë supermarketet moderne janë rregulluar në atë mënyrë që klientët të fillojnë të bëjnë blerje pasi të kalojnë pragun. Në të njëjtën kohë,......

Kriza e gazit në Europë - Furnizuesi më i madh paralajmëron një dimër të ashpër
Eksportuesi më i madh amerikan i gazit të lëngshëm natyror paralajmëroi se rezervat e kufizuara në të gjithë botën nënkuptojnë se ky dimër do të jetë shumë i......

BQE këmbëngul në rritjen e normave të interesit - Vendimi, për të ndaluar rritjen e shpejtë të inflacionit në Eurozonë
Banka Qendrore Europiane këmbëngul se normat e interesit në të gjithë eurozonën duhet të vazhdojnë të rriten për të ndaluar inflacionin në rritje të shpejtë.......

BE e përçarë për çmimin të gazit rus - Ministrat e Energjisë nuk arrijnë të miratojnë propozimin për një tavan të tarifave
Ministrat e Energjisë së BE-së i kërkuan Komisionit Europian që të vazhdojë me kufizimin e të ardhurave të prodhuesve të energjisë jo-gaz që përfitojnë nga......

Bankat braktisin Frankfurtin për Londrën - Gjermania rrezikon ndërprerje të energjisë elektrike këtë dimër
Nga Londra në Frankfurt vajtje-ardhje. Britanikja Daily Mail raporton për një rikthim të mundshëm të disa prej aktiviteteve kryesore të gjigantit bankar......

Rusët mund të blejnë iPhone14 - Edhe pse Apple u largua nga Rusia, pas pushtimit të Ukrainës
Apple u largua nga tregu i Rusisë një javë pasi vendi pushtoi Ukrainën, por njerëzit në Rusi janë ende në gjendje të blejnë iPhone14 e ri nëpërmjet importeve......