Mbahet në Selanik Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore – Balluku thekson bashkëpunimin midis vendeve për të kaluar krizën

Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik ministrat e Energjisë së vendeve të rajonit, si dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Situata me të cilën sot po përballet e gjithë bota, sa i takon energjisë, e ka vendosur këtë sektor në qendër të diskutimeve.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë diskutimit të saj në Forumin Energjetik e vendosi theksin tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve si dhe mbështetja e partnerëve për të përballuar të gjithë së bashku këtë krizë.
Diversifikimi i burimeve të energjisë është një ndër nismat kryesore për t’ju përgjigjur situatës por edhe për të qenë të përgatitur për të ardhmen, tha Balluku teksa bëri të ditur projektet e rëndësishme dhe madhore që Shqipëria ka ndërmarrë në këtë drejtim, projekte të cilat do ta shndërrojnë vendin tonë në një vend eksportues neto të energjisë, por jo vetëm kaq, pasi do të kenë një ndikim në të gjithë rajonin.
Për Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, bashkëpunimi rajonal mbetet një pikë kyçe për kapërcimin e krizës aktuale të energjisë.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim garantoi se Shtetet e Bashkuara janë në krah të Shqipërisë në hapat që ajo po hedh sa i takon projekteve energjetike. Teksa solli në vëmendje projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ambasadorja amerikane tha se e ardhmja energjetike e Shqipërisë duke premtuese.
Christopher R. HILL ambasador i SHBA Serbi solli para të pranishmëve takimin e fundit të Open Ballkan të mbajtur në Beograd dhe mesazhet e përcjella aty mbi rëndësinë që vendet e Ballkanit të shtojnë bashkëpunimin mes tyre.
Gjatë diskutimeve në Forumin Energjetik të vendeve të Europës Juglindore u nënvizua edhe rëndësia e eficencës së energjisë dhe nevoja për kursim për përballimin e kësaj krize që ka prekur të gjitha vendet.
SCAN

Strategjia për të dobësuar rublën - Rusia me një plan për të blerë 70 miliardë dollarë në juan të Kinës dhe monedha të tjera 'miqësore'
Rusia po mendon të blejë deri në 70 miliardë dollarë në juan kinez dhe monedha të tjera nga vendet "miqësore" për të frenuar rublën në rritje, sipas një......

Policë me “qira” për koncerte apo biznesmenët, tarifat - 815 lekë/ora për koncerte e shfaqje, 1,222.5 lekë/ora për investitorët strategjikë
Keshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat që do paguajnë të gjithë ata subjekte apo individë që do të kontraktojnë privatisht punonjësit e forcave të rendit.......

Tjetër sulm kibernetik nga Irani! – Sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, disa orë jashtë funksioni
Mbrëmjen e së premtes sistemi në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, i njohur ndryshe TIMS, ka qenë prej disa orësh jashtë funksionit. Mesditën e së shtunës......

Analizë: Shkalla reale e krizës së ardhshme në Evropë
Disa besojnë se kriza energjetike që po përhapet në Evropë do të rritet në një shkallë të krahasueshme me krizën financiare të vitit 2008, shkruan një......

Sekretet e tregtisë - Si ju bëjnë supermarketet të shpenzoni më shumë para
Pothuajse të gjithë supermarketet moderne janë rregulluar në atë mënyrë që klientët të fillojnë të bëjnë blerje pasi të kalojnë pragun. Në të njëjtën kohë,......

Kriza e gazit në Europë - Furnizuesi më i madh paralajmëron një dimër të ashpër
Eksportuesi më i madh amerikan i gazit të lëngshëm natyror paralajmëroi se rezervat e kufizuara në të gjithë botën nënkuptojnë se ky dimër do të jetë shumë i......

BQE këmbëngul në rritjen e normave të interesit - Vendimi, për të ndaluar rritjen e shpejtë të inflacionit në Eurozonë
Banka Qendrore Europiane këmbëngul se normat e interesit në të gjithë eurozonën duhet të vazhdojnë të rriten për të ndaluar inflacionin në rritje të shpejtë.......

BE e përçarë për çmimin të gazit rus - Ministrat e Energjisë nuk arrijnë të miratojnë propozimin për një tavan të tarifave
Ministrat e Energjisë së BE-së i kërkuan Komisionit Europian që të vazhdojë me kufizimin e të ardhurave të prodhuesve të energjisë jo-gaz që përfitojnë nga......