Europa Postuar më 12 Shtator 2022, 10:03

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin punësimin dhe PBB në Eurozonë

Nga SCAN TV
Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët presin

Tregjet europiane të aksioneve javë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke vijuar trendin pozitiv të javës së kaluar.

Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që do të japin një panoramë më të qartë mbi hapat që do të ndërmarrë Rezerva Federale.

Javën e kaluar, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se banka është e vendosur të ulë inflacionin.

Edhe në rajonin e Azisë tendenca ka qënë në rritje, në sesionin e sotëm, por volumi i shkëmbimeve tregtare ka qënë i ulët për shkak se bursat në Kinë, Hong Kong dhe Korenë e Jugut ishin pushim me rastin e një feste kombëtare. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje me 0.3%.

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi papunësinë në Eurozonë për tremujorin e dytë të këtij viti dhe të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Shtator

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117.3 lekë duke mos regjistruar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës. Sipas kursit të këmbimit lokal......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat