Europa Postuar më 12 Shtator 2022, 11:13

Gazi kërcen në 191 euro ndërsa Europa po vijon përpjekjet për një tavan mbi çmimin!

Nga SCAN TV
Gazi kërcen në 191 euro ndërsa Europa po vijon përpjekjet

Rruga e çmimit të gazit vazhdon në rritje në tregun e Amsterdamit, pikë referimi për çmimin europian të metanit. Kontratat e së ardhmes TTF ranë 7.3% në 191.9 euro ndërsa Europa, megjithëse e ndarë, vazhdon të punojë për një tavan mbi çmimin e gazit ndërsa Rusia në frontin ushtarak, po vuan kundër-ofensivën e Ukrainës në Lindjen e vendit.

Europa po ecën me shpejtësi për vendosjen e kufirit të çmimit të gazit: “Dje u bë thirrje për një grup të parë ekspertësh”, tha ministri i Tranzicionit Ekologjik Roberto Cingolani. Cingolani shpjegoi se mandati është dhënë "për shtator" për të studiuar kufirin e çmimeve dhe se "brenda dy javësh" do të ketë indikacionet e para.

Qeveria po punon për një masë për t'i dhënë një sasi të caktuar gazi me çmim të kontrolluar kompanive që po vuajnë. Kështu deklaroi ministri i Tranzicionit Ekologjik Roberto Cingolani duke sqaruar se masa duhet të arrijë javën e ardhshme.

“Operatorët që e vënë në dispozicion këtë gaz - tha ai - nuk janë organizata jofitimprurëse, janë kompani të listuara në bursë, nuk mund t'u kërkohet që t'iu a japin shtetit gazin me zbritje, ka investitorë të cilëve u duhet shpjeguar operacionin. Cingolani ka hipotezën gati për të zgjidhur këtë problem. ANSA

Edel Strazimiri / SCAN

Shqipëria 12 Shtator

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117.3 lekë duke mos regjistruar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës. Sipas kursit të këmbimit lokal......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat