Acarohen raportet mes Turqisë dhe Greqisë!

Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë gjendjen mes tyre.
Sipas informacioneve nga Greqia, roja bregdetare greke ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj anijes turke, për shkak se kjo anije po lëvizte në zonat ujore greke pranë ujdhesës Lesbos.
Kapiteni i anijes "Anatolian” kishte refuzuar më parë kërkesën e autoriteteve greke për kontrollin e anijes. Anija më pas lundroi në ujërat e afërta turke, kumtoi Qendra e rojeve bregdetare greke të dielën në mëngjes. Rojet bregdetare turke u informuan për incidentin, i cili ndodhi të shtunën nga mesdita, kumtuan autoritetet greke.
Turqia pohon të kundërtën
Versioni turk i ngjarjeve është i ndryshëm: Të shtunën, media turke, duke cituar një pjesëtar të rojes bregdetare turke, raportoi se drejt anijes "Anatolian" është qëlluar njëmbëdhjetë milje detare larg ishullit turk Bozcaada, në ujërat ndërkombëtare. Autoritetet turke thonë se dy anijet greke të përfshira në këtë incident nuk i kanë respektuar ligjet ndërkombëtare. Sipas televizionit shtetëror turk TRT, anijet greke janë larguar nga vendi i ngjarjes kur rojet bregdetare turke kanë mbërritur atje.
Roja bregdetare turke shoqëroi "Anadolianin”, i cili lundronte nën flamurin e Komorës. Zyra e prokurorit vendor ka nisur hetime, njofton Anadolu News Agency.
Shkaqet e mosmarrëveshjeve
Marrëdhëniet mes dy partnerëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, janë në një pikë të ulët për shkak të konflikteve të shumta. Të dy vendet akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore. Turqia është e zemëruar edhe për militarizimin e ishujve grekë në Egjeun lindor. Përveç kësaj, ka mosmarrëveshje të përsëritura edhe për shkak të shpimeve nga autoritetet turke në kërkim të gazit në Mesdhe.
Mediat kanë publikuar video ku shihen granatimet. Këto të dhëna nuk kanë mundur të konfirmohen nga burime të pavarura. Në këtë rajon lëvizin shumë anije që sjellin emigrantë të paligjshëm nga Turqia në Greqi ose Itali. Roja bregdetare greke kontrollon pothuajse çdo anije që lëviz në mënyrë të dyshimtë në detin Egje. Marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, po tendosen kohët e fundit. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Parashikime të zymta për ekonominë e Gjermanisë për vitin e ardhshëm!
Më 1 tetor, në Gjermani do të rritet paga minimale në 12 euro/ora. Ekspertët thonë se kjo do ta rrisë edhe më tej inflacionin. Sipas Instituti i Hulumtimeve......

Opozita e bashkuar turke kërkon një kandidat të përbashkët kundër Erdogan!
Asnjë president tjetër në vitet e fundit nuk i ka zënë kaq shpesh kryetitujt e mediave gjermane si presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan. Kjo edhe për shkak të......

Greqia, 13,2 miliardë euro ndihma për qytetarët - 10 miliardë euro, për subvencionimin e energjisë elektrike dhe gazit për familjet e bizneset
Qeveria greke ka vlerësuar se rritja e ekonomisë për vitin 2022 po rishikohet në 5.3% dhe 2.1% për vitin 2023, ndërsa Produkti I Brendshëm Bruto pritet të......

Tregu europian i teknologjisë, 1.1 trilion dollarë - Përkundrejt klimës së pafavorshme do të rritet me 4% këtë vit
Tregu europian i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vazhdon të demonstrojë rezistencë ndaj paqëndrueshmërisë gjeopolitike dhe pasigurisë ekonomike.......

BE, ndalim produkteve nga puna e detyruar - Nuk do të importohen në 27 vendet anëtare
Produktet e bëra me punë të detyruar nuk do të lejohen të importohen në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, sipas një drafti të parë nga agjencia e......

Çmimet e naftës në bursa sërish në rënie - Mes kufizimeve të Kinës për COVID-19 dhe rritjeve të mundshme të normave
Çmimet e naftës ranë të hënën me perspektivën e kërkesës globale për karburant të lënë në hije nga kufizimet e COVID-19 në Kinë dhe potenciali për rritje të......

300 miliardë euro për të përballuar koston e jetesës - Cilat janë vendet në Europë që ndihmojnë financiarisht qytetarët e tyre?
Shuma e parave që qeveritë në eurozonë po japin për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset që të përballen me rritjen e cmimit të energjisë dhe atë të kostos së......

FMN, ndihmë për vendet me të ardhura të ulëta - Synohet normalizimi i problemeve që lidhen me rritjet e çmimeve të ushqimeve
Fondi Monetar Ndërkombëtar po kërkon rrugë për të siguruar fonde emergjente për vendet që përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga lufta......