Shqipëria Postuar më 12 Shtator 2022, 14:17

Inflacioni “rëndon” çantat e shkollës - Çmimet e lapsave, fletoreve të dyfishuara. Shpenzimet mesatare për një fëmijë mbi 5.000 lekë

Nga SCAN TV
Inflacioni “rëndon” çantat e shkollës -

Rreth 29 mijë nxënës u ulen për herë të parë në bankat e shkollë dhe 420 mijë të tjerë u rikthyen këtë të hënë. Ky rikthim është përkthyer edhe në kosto të larta për prindërit të cilat këtë vit kanë paguar më shumë për kompletimin e fëmijëve të tyre me mjete shkollore. Për një fëmijë të 9-vjeçares kostoja mesatare vetëm për shpenzimet për mjetet shkollore pa përfshirë librat shkon mbi 5000 lekë.

Ata pohojnë se çmimet janë shtrenjtuar disa here më shumë për këto produkte, të cilat i kanë blerë në mënyrë të reduktuar. Sipas tyre këto mjete nuk mjaftojnë për të gjithë vitin. Nëse më parë një fletore të thjeshtë e blinin 20 lekë tashmë detyrohen ta blejnë 40 lekë. Ndërsa veshjet e fletoreve apo zbukurimet në to janë blerë shumë pak ose aspak nga prindërit.

Nga një vëzhgim që SCAN TV kreu në disa prej kancelarive të kryeqytetit u vu re se çmimet janë rritur nga 2 deri në 4 fish për produkte të ndryshme. Vet shitësit tregojnë se janë detyruar të rrisin çmimet për shkak se i blejnë vet më shtrenjtë. Nëse një stilolaps një vit më parë kushtonte 10 lekë tashmë ka shkuar në 20-25 lekë.

Fletoret e trasha të cilat prindërit mund t’i blinin për një periudhë  më të gjatë kohore tashmë nga 40 lekë kushtojnë mbi 100 lekë. Ndërsa çantat të cilat prindërit detyrohen t’i blejnë në material të mirë për të zgjatur gjithë vitin, variojnë nga 1500 lekë deri në 1000 lekë.

Teksa librat nxënësit të shkollave 9-vjeçare duhet t’i marrin falas, janë detyruar që një pjesë t’i blejnë pasi janë të plotësuar dhe gjendje jo të mirë.

Ky vit akademik është bërë më i shtrenjtë për të gjitha nivelet e studimit. Librat dhe mjetet shkollore kanë kushtuar më shumë që nga shtatori 2018. Nga të dhënat e INSTAT në 2021, volumet e tregtisë me pakicë të librave dhe artikujve shkollorë janë rritur. Volumet e tregtimit të artikujve shkollorë u rritën me 2.6% në ndryshim vjetor, ndërsa në muajt korrik shtator ndryshimi është më i lartë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=rdavb6iAc2U

Sondazh

Poll
Rajoni 12 Shtator

Acarohen raportet mes Turqisë dhe Greqisë!

Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat