Shqipëria Postuar më 12 Shtator 2022, 14:10

Viti i ri shkollor me probleme të vjetra - Në të gjithë vendin nisën vitin mësimor 250 mijë nxënës

Nga SCAN TV
Viti i ri shkollor me probleme të vjetra - Në të gjithë

Edhe ky vit shkollor filloi me më pak nxënës nëpër klasa. Emigracioni masiv ka bërë që në katër vitet e fundit nga sistemi ynë arsimor të largohen 58 mijë nxënës. Këto të dhëna të INSTAT, përmendi edhe aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, i ftuar sot në emisionin  'Start' në SCAN TV.

Një sfidë për vendin e quajti largimin e fëmijëve edhe Ministria e Arsimit Evis Kushi, gjatë Kongresit Kombëtar të Arsimit që u mbajt sot.

“Përveç krizës globale, ne këtu në Shqipëri po përballemi edhe me një tendencë tjetër, një sfidë tjetër. Një tendencë në fakt me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik. Një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo për punësim, drejt vendeve perëndimore siç është Gjermania, por jo vetëm", u shpreh ajo.

Ndërkohë një sfidë tjetër për sistemnin tonë arsimoir është edhe digjitalizimi. Rreth 21 milion euro të dhaa nga qeveria do të shkojnë për  zhvillimi i lëndës së informatikës dhe krijimin e klasave digjitale në cdo shkollë të vendit.

Këtë vit shkollor në gjithë vendin u ulen për herë të parë në bankat e shkollës 29 mijë nxënës, ose 1 mijë më pak se vitin e kaluar. Në klasat e 10-ta 28 mijë nxënës dhe në të gjithë sistemin parauniversitar të vendit u regjitruan 250 mijë nxënës gjithsej.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=b76XLSTY9mk

https://www.youtube.com/watch?v=bh3us9txhiI

 

Sondazh

Poll
Rajoni 12 Shtator

Acarohen raportet mes Turqisë dhe Greqisë!

Turqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat