KESH, tender për energjinë nga TEC - Siguri kibernetike për TEC Vlorë, fondi limit arrin në 44 milionë lekë!

Prodhimi i energjisë nga TEC-et ka krijuar kosto shtesë për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 44 mln lekë, që ka në fokus sistemin e sigurisë kibernetike, ndërkohë që në dokumentet e tenderti specifikohet se shkak janë zhvillimet e fundit në korporatë, në drejtim të shtesave të infrastrukturës të klasifikuar si kritike e më konkretisht TEC. “Për pasojë nevojitet adaptimit i rrjetit të enkriptuar, duke shtuar diodat enkriptuese sipas nevojës për të akomoduar zgjerimin e njësive”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Po ashtu, specifikohet se objektivi i përgjithshëm i kontratës që do të nëhskruhet përmes tenderit, mbi kufirin e lartë monetar është zgjerimi i infrastrukturës së enkriptuar duke akomoduar ndryshimet në korporatë me futjen në infrastrukturën e sigurtë të TEC Vlorë. Hapja e këtij tenderi vjen pas kontraktimit me qira të 2 TEC-eve lundrues, që do të vendosen në portin e Triportit, me qëllim shfrytëzimin e infrastrukturës së rrjetit që ndodhet praë TEC Vlorë.
Në funksion të tyre, pak javë më parë u hap edhe një tjetër tender me vlere 280 mln lekë, për hartimin e projektit, që do duhet të zbatohet për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme të aksesit dhe ankorimit për operimin e tyre.
Impianti termik do të përdorë karburant të lëngshëm, si gasoil ashtu edhe mazut/solar për të gjeneruar energjinë, ndërkohë që përfaqësues të qeverisë kanë argumentuar vazhdimisht se kostot do të jenë më të ulta se ato në bursa. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publik sesa do të të arrijë kosto për 1 MWh.
Aktualisht është deklaruar se qiraja ditore do të jetë 63,000 USD, ndërsa vlera ditore e Operimit dhe mirëmbajtjes së asetit do jetë 31,500 USD. Karburanti do të duhet të sigurohet nga KESH, por kostot nuk janë bërë publike.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=JCHryWi-Ams
Sondazh

Bujqësia “u shit” lirë tek të huajt - Shqiptarët paguan 37 lekë më shumë për çdo kg të importuar
Pavarësisht se edhe bujqësia ka qenë një ndër sektorët e prekur nga kriza e rritjes së çmimeve, kjo nuk ka sjellë pasoja tek eksportet bujqësore. Sipas të......

Inflacioni “rëndon” çantat e shkollës - Çmimet e lapsave, fletoreve të dyfishuara. Shpenzimet mesatare për një fëmijë mbi 5.000 lekë
Rreth 29 mijë nxënës u ulen për herë të parë në bankat e shkollë dhe 420 mijë të tjerë u rikthyen këtë të hënë. Ky rikthim është përkthyer edhe në kosto të......

Viti i ri shkollor me probleme të vjetra - Në të gjithë vendin nisën vitin mësimor 250 mijë nxënës
Edhe ky vit shkollor filloi me më pak nxënës nëpër klasa. Emigracioni masiv ka bërë që në katër vitet e fundit nga sistemi ynë arsimor të largohen 58 mijë......

ERE “fikson” çmimet e energjisë për bizneset - Vendimi: Deri në dhjetor klientët në 20, 10 dhe 6 KV do e paguajnë 18.26 lekë/kwh
Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV nuk do të ndryshojnë deri në dhjetor të këtij viti. Enti Rregullator i......

Emergjencat, Shqipëria do shpenzojë 750 milionë dollarë - Ndryshon “hierarkia” e fatkeqësive madhore, në plan të parë rreziku teknologjik!
Ndërsa hierarkia e rreziqeve nga fatkeqësItë madhore ka ndryshuar tërësisht, me ngjitjen në krye të listës së riskut teknologjik, Shqipëria pritet të shpenzojë......

Risku teknologjik, raporti zbardh 4 qytetet më të ekspozuara - Vlerësimi i ri, Tirana e Vlora me rrezikun më të lartë. Prioritet, siguria kibernetike
UNDP në bashkëpunim me Qeverinë kanë përgatitur një dokument të ri për vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë madhore në Shqipëri, i cili ngjit në vend të parë......

Pse paketa antikrizë nuk e zgjidh krizën? - Duro: Është përjashtuese, paga minimale rrit kostot e bizneseve
Paketa e dytë anktikrizë e bërë publike nga qeveria, e cila parashikon indeksim të pensioneve dhe pagave për disa kategori, mesa duket nuk do të arrijë ta......

2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri – Policia e shteti finalizon operacionin, në pranga 4 shtetas
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Policia e Shtetit ka bërë me dijë se ka finalizuar operacionin e koduar “Ring” pas një hetimi disamujor......