Izraeli dhe Gjermania drejt partneritetit strategjik

Gjermania do të bashkëpunojë në të ardhmen më shumë me Izraelin. Këtë e konfirmuan të hënën në Berlin kancelari gjerman Olaf Scholz dhe homologu i tij izraelit Jair Lapid. Lapid, i cili bëri kështu vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin, tha se u bisedua për disa detaje të fundit të marrëveshjes së partneritetit strategjik. tha se bashkëpunimi do të sjellë përparësi ekonomike, por edhe në fushën e sigurisë. Lapid kujtoi se javën e kaluar kishte pasur një takim të përfaqësuesve të sigurisë së të dy vendeve në Jerusalem. Të dielën, Gjermania dhe Izraeli nënshkruan edhe një memorandum mirëkuptimi për krijimin e një Shoqate të përbashkët gjermano-izraelite për të rinj.
Një nga fushat do të jetë bashkëpunimi ushtarak: "Izraeli do të luajë një rol për rindërtimin e forcave të armatosura gjermane, sidomos në sektorin e mbrojtjes nga ajri, tha Lapid. Scholz theksoi se agresioni rus ndaj Ukrainës solli një kthesë epokale për politikat e mbrojtjes së Gjermanisë.
Izraeli do të japë kontribut edhe për të lehtësuar krizën energjetike të Europës, duke zëvendësuar dhjetë për qind të gazit që vjen nga Rusia. Lapid tha se shpreson t'i rrisë qysh vitin e ardhshëm eksportet e gazit në Europë.
Në qershor të këtij viti Izraeli dhe Egjipti nënshkruan në Kajro, në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, një memorandum mirëkuptimi për dërgimin e gazit të lëngëzuar në Evropë. Marrëveshja parashikonte që Izraeli të dërgonte gaz në Egjipt, ku gazi do të lëngëzohet dhe më pas do të eksportohet me anije në Evropë.
Lapid u shpreh edhe për një strategji alternative për ndalimin e armatimit bërthamor të Iranit. Kryeministri Jair Lapid e lavdëroi reagimin e kancelarit Scholz pas deklaratave që kishte dhënë një muaj më parë në Berlin presidenti i zonave autonome palestineze, Mahmoud Abbas për Holokaustin.
Abbas e akuzoi Izraelin në një konferencë shtypit të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, se po ushtron një Holokaust të shumëfishtë ndaj palestinezëve. Deklarata shkaktoi indinjatë të thellë në opinionin gjerman. Ai kishte thënë se Izraeli që nga viti 1947 e deri në ditën e sotme kishte bërë 50 masakra në 50 vende palestineze. Kancelari gjerman nuk reagoi, por u distancua më vonë qartazi. Shumë kritikë e quajtën të vonuar këtë reagim të Scholzit.
Scholz tha në konferencën e të hënës se : "Është shumë e qartë, se ne i kërkojmë palestinezëve që të hapin rrugën për një zhvillim demokratik dhe një zhvillim të mirë, që na çon drejt zgjidhjes së dy shteteve. Prandaj është me thelbësore që deklarata të tilla të mos përsëriten ". Scholz tha më tej se çdo relatvizim i Holokaustit është i papranueshëm dhe është një krim kundër viktimave të Shoas, që kanë përjetuar kaq shumë vuajtje. Deklaratat e Abbasit konsiderohen si shkarja më e rëndë verbale që ka ndodhur ndonjëherë në Kancelarinë e Gjermanisë. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Dollari amerikan në rënie të ndjeshme ndërsa Franga zvicerane forcohet edhe më tej!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 115.3 lekë dhe është shitur me 116.6 lekë sipas kursit......

‘Terminal i ri’ pasagjerësh në Tiranë - 820 milionë lekë për sipërfaqen 50 mijë metra katrorë
Terminali i Transportit publik të Tiranës do t’i nënshtrohet një investimit terësor. Për këtë qëllim është hapur tenderi 820 milionë lekë që parashikon......

KESH, tender për energjinë nga TEC - Siguri kibernetike për TEC Vlorë, fondi limit arrin në 44 milionë lekë!
Prodhimi i energjisë nga TEC-et ka krijuar kosto shtesë për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 44 mln lekë, që......

Bujqësia “u shit” lirë tek të huajt - Shqiptarët paguan 37 lekë më shumë për çdo kg të importuar
Pavarësisht se edhe bujqësia ka qenë një ndër sektorët e prekur nga kriza e rritjes së çmimeve, kjo nuk ka sjellë pasoja tek eksportet bujqësore. Sipas të......

Inflacioni “rëndon” çantat e shkollës - Çmimet e lapsave, fletoreve të dyfishuara. Shpenzimet mesatare për një fëmijë mbi 5.000 lekë
Rreth 29 mijë nxënës u ulen për herë të parë në bankat e shkollë dhe 420 mijë të tjerë u rikthyen këtë të hënë. Ky rikthim është përkthyer edhe në kosto të......

Viti i ri shkollor me probleme të vjetra - Në të gjithë vendin nisën vitin mësimor 250 mijë nxënës
Edhe ky vit shkollor filloi me më pak nxënës nëpër klasa. Emigracioni masiv ka bërë që në katër vitet e fundit nga sistemi ynë arsimor të largohen 58 mijë......

ERE “fikson” çmimet e energjisë për bizneset - Vendimi: Deri në dhjetor klientët në 20, 10 dhe 6 KV do e paguajnë 18.26 lekë/kwh
Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV nuk do të ndryshojnë deri në dhjetor të këtij viti. Enti Rregullator i......

Emergjencat, Shqipëria do shpenzojë 750 milionë dollarë - Ndryshon “hierarkia” e fatkeqësive madhore, në plan të parë rreziku teknologjik!
Ndërsa hierarkia e rreziqeve nga fatkeqësItë madhore ka ndryshuar tërësisht, me ngjitjen në krye të listës së riskut teknologjik, Shqipëria pritet të shpenzojë......