Diamante nga shishet e përdorura plastike – Si funksionon?!

Një ekip ndërkombëtar nga Gjermania dhe Kalifornia ka arritur të krijojë diamante në miniaturë duke sjellë polietilen tereftalat ose PET (materiali që përdoret zakonisht për shishet plastike dhe tabaka ushqimore) në kushte ekstreme të temperaturës dhe presionit.
Diçka e ngjashme ndodh brenda planetëve gjigantë të gazit si Neptuni dhe Urani, ku shirat e diamantit mund të jenë një dukuri mëse e zakonshme.
Prej disa kohësh, shkencëtarët janë të bindur se presioni ekstrem brenda Uranit ose Neptunit, mijëra kilometra të thellë, mund të ndajë hidrokarburet që përbëjnë këta gjigantë gazi, duke shkaktuar formimin e diamanteve.
Në mbi 4,700 gradë C dhe 150 gigapaskal (kushtet që mendohet se ekzistojnë në një thellësi prej 10,000 km në të dy planetët) ishte e mundur të vëzhgohej për një moment një dush diamantesh. Megjithatë, mungonte një përbërës kyç i gjetur në gjigantët e gazit, që mendohet se inkurajon formimin e diamanteve: oksigjeni. Kështu, shkencëtarët dolën me PET, materialin plastik të kudondodhur që përmban një përzierje të mirë jo vetëm hidrogjeni dhe karboni, por edhe oksigjeni. Dhe që ndodh të jetë e nevojshme të riciklohet.
Në këtë eksperiment të dytë, pesë vjet pas të parit, ekipi përsëriti kushtet e mëparshme, por shtoi teknikën e vëzhgimit të difraksionit me rreze X për të kuptuar se sa shpejt u formuan kristalet dhe madhësia e tyre. Menjëherë u bë e qartë se oksigjeni lehtësoi formimin e nanodiamanteve, të cilat u krijuan në kushte më të ulëta të temperaturës dhe presionit sesa në testin e parë.
Kompleks dhe i shtrenjtë, procesi i formimit të nanodiamantit nuk është ende shumë i përdorshëm në riciklimin masiv të PET. Për shkak të vetive të tyre kimike dhe fizike, nanodiamantet përdoren tashmë në fusha të ndryshme, nga elektronika kuantike deri te kirurgjia; në mjekësi përdoren në dhënien e barnave të kimioterapisë, gjithashtu lehtësojnë prodhimin e hidrogjenit dhe janë të dobishëm në proceset e pastrimit dhe purifikimit të ujit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Si të dalloni menjëherë një punonjës të shkëlqyer, sipas Warren Buffett!
Edel Strazimiri / SCAN Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway, nuk është i panjohur për këshillat e mira të lidershipit. Një nga......

Kriza energjetike në Europë - 225 miliardë euro në ndihmë të vendeve anëtare
Vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të përdorin 225 miliardë euro në kredi të pashfrytëzuara nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së për t’u përballur me......

Ether fiton terren ndaj Bitcoin - Kriptomonedha e dytë më e madhe, në garë për “kurorën”
Për vite me radhë, Ether nuk mund të ëndërronte të sfidonte “vëllain” më të madh bitcoin. Tani, ambicjet mund të bëhen më realiste. Kriptomonedha e dytë më......

Greqi, parku më i madh bregdetar në botë - Ish-aeroporti “Hellinikon” kthehet në një vend të gjelbëruar
Shembja e ndërtesave të ish-aeroportit ndërkombëtar të Athinës po vazhdon me shpejtësi, dhe në vend të tij do të ketë një oaz të gjelbër. “Hellinikon” do të......

Rritet numri i të papunëve në Britaninë e Madhe - Gjithnjë e më shumë njerëz i largohen tregut të punës
Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1974, në 3.6%, në një kohë që edhe më shumë njerëz janë larguar nga tregu i......

SHBA, fonde për prodhuesit e mikroçipeve - Kushti është shkëputja e marrëdhënieve me Kinën
Uashingtoni synon të blindojë tregun duke pasur si eksperiencë krizën e zinxhirave të logjistikës në kulmin e pandemisë së Covid. Kohë kur i gjithë perëndimi e......

Matësit inteligjentë - Komisioni europian miraton masa për kursimin e detyrueshëm të energjisë
Jo vetëm gjoba për ata që nuk ulin temperaturën e ngrohësve nën 19 gradë. Për të kontrolluar ata që shpërdorojnë energjinë do të përdoren dhe matësit......

Izraeli dhe Gjermania drejt partneritetit strategjik
Gjermania do të bashkëpunojë në të ardhmen më shumë me Izraelin. Këtë e konfirmuan të hënën në Berlin kancelari gjerman Olaf Scholz dhe homologu i tij izraelit......