Ether fiton terren ndaj Bitcoin - Kriptomonedha e dytë më e madhe, në garë për “kurorën”

Për vite me radhë, Ether nuk mund të ëndërronte të sfidonte “vëllain” më të madh bitcoin. Tani, ambicjet mund të bëhen më realiste.
Kriptomonedha e dytë më e madhe po fiton pjesë të tregut nga bitcoin përpara një përditësimi shumë të rëndësishëm të softuerit "Merge" që mund të reduktojë ndjeshëm përdorimin e energjisë të blockchain-it të saj Ethereum.
Dominimi i Bitcoin, ose pjesa e tij në vlerën e tregut të tregut të kriptove, ka rënë në 39.1% nga kulmi i këtij viti prej 47.5% në mes të muajit qershori, sipas platformës së të dhënave CoinMarketCap. Ether, nga ana tjetër, është ngjitur në 20.5% nga 16%.
Fillimi është ende shumë larg nga tejkalimi i bitcoin si kriptomonedha nr.1, një ndryshim i njohur për të apasionuarit si "rrokullisja". Megjithatë, rruga po ndërtohet; në janar 2021, bitcoin kryesonte me 72%, ndërsa ether ishte në 10%.
Sa i përket çmimit, një ether tani vlen 0.082 bitcoin, afër niveleve më të larta të dhjetorit 2021 dhe dukshëm mbi nivelin më të ulët të vitit 2022 prej 0.049 në qershor.
Përditësimi i “Merge”, që pritet të ndodhë të enjten pas disa vonesave, mund të çojë në përdorim më të gjerë të blockchain, duke rritur potencialisht çmimin e ether - megjithëse asgjë nuk është e sigurt në një treg me befasi si ai i kriptove.
Ethereum formon shtyllën kurrizore të pjesës më të madhe të vizionit "Ueb3", të një interneti ku kripto është qendër të vëmendjes, duke fuqizuar aplikacionet që përfshijnë degë të kriptove, si financat e decentralizuara dhe token-at jo të këmbyeshëm - megjithëse kjo ëndërr e shumëpërfolur mbetet ende e parealizuar.
Bitcoin dhe ether janë pothuajse përgjysmuar këtë vit për shkak të shqetësimeve rreth rritjes së normave të interesit nga bankat qendrore. Megjithatë, investitorëve duket se u pëlqen pamja e “Merge”, me ether-in mbi 65% që nga fundi i qershorit. Bitcoin ka lëvizur shumë pak në të njëjtën periudhë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=tGoOEJLR10Q&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=5
Sondazh

Greqi, parku më i madh bregdetar në botë - Ish-aeroporti “Hellinikon” kthehet në një vend të gjelbëruar
Shembja e ndërtesave të ish-aeroportit ndërkombëtar të Athinës po vazhdon me shpejtësi, dhe në vend të tij do të ketë një oaz të gjelbër. “Hellinikon” do të......

Rritet numri i të papunëve në Britaninë e Madhe - Gjithnjë e më shumë njerëz i largohen tregut të punës
Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1974, në 3.6%, në një kohë që edhe më shumë njerëz janë larguar nga tregu i......

SHBA, fonde për prodhuesit e mikroçipeve - Kushti është shkëputja e marrëdhënieve me Kinën
Uashingtoni synon të blindojë tregun duke pasur si eksperiencë krizën e zinxhirave të logjistikës në kulmin e pandemisë së Covid. Kohë kur i gjithë perëndimi e......

Matësit inteligjentë - Komisioni europian miraton masa për kursimin e detyrueshëm të energjisë
Jo vetëm gjoba për ata që nuk ulin temperaturën e ngrohësve nën 19 gradë. Për të kontrolluar ata që shpërdorojnë energjinë do të përdoren dhe matësit......

Izraeli dhe Gjermania drejt partneritetit strategjik
Gjermania do të bashkëpunojë në të ardhmen më shumë me Izraelin. Këtë e konfirmuan të hënën në Berlin kancelari gjerman Olaf Scholz dhe homologu i tij izraelit......

Dollari amerikan në rënie të ndjeshme ndërsa Franga zvicerane forcohet edhe më tej!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 115.3 lekë dhe është shitur me 116.6 lekë sipas kursit......

‘Terminal i ri’ pasagjerësh në Tiranë - 820 milionë lekë për sipërfaqen 50 mijë metra katrorë
Terminali i Transportit publik të Tiranës do t’i nënshtrohet një investimit terësor. Për këtë qëllim është hapur tenderi 820 milionë lekë që parashikon......

KESH, tender për energjinë nga TEC - Siguri kibernetike për TEC Vlorë, fondi limit arrin në 44 milionë lekë!
Prodhimi i energjisë nga TEC-et ka krijuar kosto shtesë për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 44 mln lekë, që......