Kriza energjetike në Europë - 225 miliardë euro në ndihmë të vendeve anëtare

Vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të përdorin 225 miliardë euro në kredi të pashfrytëzuara nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së për t’u përballur me problemet e energjisë dhe sfidat e tjera si pasojë e luftës ruse në Ukrainë.
Bashkimi Europian ka prezantuar një program të paprecedentë të huamarrjes prej 800 miliard eurosh një vit më parë për të ndihmuar 27 vendet anëtare që të rimëkëmben nga pandemia e Covid 19 dhe të bëjnë ekonomitë e tyre më të gjelbëra.
Por në vend të pandemisë, qeveritë europiane aktualisht po përballen me një krizë të kostos së jetesës të shkaktuar nga rritja e cmimeve të energjisë pasi Rusia ka ndërprerë pjesën më të madhe të furnizimit me gaz drejt BE-së, si reagim për mbështejen e Europës ndaj Ukrainës.
Vendet anëtare mund të kërkojnë kredi për të financuar investime dhe reforma shtesë duke përfshirë dhe ato të cilat aktualisht i kanë miratuar planet e tyre. Këto kredi mund të përdoren për t'iu përgjigjur agresionit rus, si dhe për të financuar reformat nën “REPouerEU”, një plan për të reduktuar varësinë nga nafta ruse.
Qeveritë europiane mund të modifikojnë gjithashtu planet e shpenzimeve të miratuara, sepse lufta në Ukrainë ka ndryshuar rrethanat në të cilat u hartuan planet fillestare. Por gjithashtu mund të bëhen ndryshime sepse shuma që do të marrë cdo vend është përshtatur pak pas publikimit të të dhënave të vitit 2021 mbi rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=I9vwuGpeqhM&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=8

Ether fiton terren ndaj Bitcoin - Kriptomonedha e dytë më e madhe, në garë për “kurorën”
Për vite me radhë, Ether nuk mund të ëndërronte të sfidonte “vëllain” më të madh bitcoin. Tani, ambicjet mund të bëhen më realiste. Kriptomonedha e dytë më......

Greqi, parku më i madh bregdetar në botë - Ish-aeroporti “Hellinikon” kthehet në një vend të gjelbëruar
Shembja e ndërtesave të ish-aeroportit ndërkombëtar të Athinës po vazhdon me shpejtësi, dhe në vend të tij do të ketë një oaz të gjelbër. “Hellinikon” do të......

Rritet numri i të papunëve në Britaninë e Madhe - Gjithnjë e më shumë njerëz i largohen tregut të punës
Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1974, në 3.6%, në një kohë që edhe më shumë njerëz janë larguar nga tregu i......

SHBA, fonde për prodhuesit e mikroçipeve - Kushti është shkëputja e marrëdhënieve me Kinën
Uashingtoni synon të blindojë tregun duke pasur si eksperiencë krizën e zinxhirave të logjistikës në kulmin e pandemisë së Covid. Kohë kur i gjithë perëndimi e......

Matësit inteligjentë - Komisioni europian miraton masa për kursimin e detyrueshëm të energjisë
Jo vetëm gjoba për ata që nuk ulin temperaturën e ngrohësve nën 19 gradë. Për të kontrolluar ata që shpërdorojnë energjinë do të përdoren dhe matësit......

Izraeli dhe Gjermania drejt partneritetit strategjik
Gjermania do të bashkëpunojë në të ardhmen më shumë me Izraelin. Këtë e konfirmuan të hënën në Berlin kancelari gjerman Olaf Scholz dhe homologu i tij izraelit......

Dollari amerikan në rënie të ndjeshme ndërsa Franga zvicerane forcohet edhe më tej!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 115.3 lekë dhe është shitur me 116.6 lekë sipas kursit......

‘Terminal i ri’ pasagjerësh në Tiranë - 820 milionë lekë për sipërfaqen 50 mijë metra katrorë
Terminali i Transportit publik të Tiranës do t’i nënshtrohet një investimit terësor. Për këtë qëllim është hapur tenderi 820 milionë lekë që parashikon......