Pallatet pa leje do u shiten përsëri ndërtuesve! - Hyn në fuqi vendimi: Subjekteve u jepet mundësia e parablerjes, por me çmim tregu!

Është zbardhur tashmë në Fletoren zyrtare Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje, ose që kanë shkelur lejet e ndërtimit, të cilat do të përdoren për interes publik. Ajo që bie në sy që në krye të vendimit lidhet me faktin se të gjithë këta ndërtues do të kenë mundësinë të blejnë përsëri gjithë objektin apo shtesën pa leje, me kusht që të kjo të bëhet me çmim tregu.
Vendimi përcakton që fillimisht objekti apo shtesa do i kalohet me akt noterial në pronësi shtetit, e më pas të parablohet nga ndërtuesi. Përpara fillimit të procedurës së konfiskimit, përcakton dokumenti qeveritar, dhe deri në marrjen e vendimit të konfiskimit nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit, zhvilluesi apo çdo subjekt i autorizuar prej tij, me akt noterial kalon në favor të shtetit, me kontratë premtim shitjeje me vlerë 1 euro, shprehimisht ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose në tejkalim të lejes së ndërtimit, me qëllim përdorimin e tyre për nevoja të strehimit social apo për interes publik.
Akti noterial i përbën shprehjen e interesit të subjektit për një ndryshim të lejes së ndërtimit, e cila merret në shqyrtim nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Nëse kërkesa pranohet, KKT vendos ndryshimin e lejes përkatëse të ndërtimit duke njohur të drejtën e ministrisë përkatëse për administrimin e pronave shtetërore si bashkëpërfituese e objektit të ri, i cili do të konsiderohet si objekt i ndërtuar në kushtet e lejes së ndërtimit.
Ndërkaq, pika e mëpasshme e Vendimit të Qeverisë përcakton se ndërtimet e konfiskuara mund t’i transferohen me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut, dhe fondet e siguruara përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime me qëllim realizimin e punëve publike. Gjithësesi, Pagesa e çmimit të punimeve në tejkalim të lejes nuk e çliron subjektin nga detyrimi i pagesës së gjobës së parashikuar Ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, përcakton vendimi i Qeverisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=cWIqlhrTLuw
Sondazh

A i rrit më tej kostot e bizneseve paketa antikrizë? - Paga minimale për 200 mijë punonjës, ‘fatura’ 6.8 milionë euro
Paga minimale në shkallë vendi do të rritet për herë të dytë brenda vitit, ku edhe këtë herë lëvizja e bërë nga qeveria është 2 mijë lekë, duke e çuar atë në......

Diamante nga shishet e përdorura plastike – Si funksionon?!
Një ekip ndërkombëtar nga Gjermania dhe Kalifornia ka arritur të krijojë diamante në miniaturë duke sjellë polietilen tereftalat ose PET (materiali që përdoret......

Si të dalloni menjëherë një punonjës të shkëlqyer, sipas Warren Buffett!
Edel Strazimiri / SCAN Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway, nuk është i panjohur për këshillat e mira të lidershipit. Një nga......

Kriza energjetike në Europë - 225 miliardë euro në ndihmë të vendeve anëtare
Vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të përdorin 225 miliardë euro në kredi të pashfrytëzuara nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së për t’u përballur me......

Ether fiton terren ndaj Bitcoin - Kriptomonedha e dytë më e madhe, në garë për “kurorën”
Për vite me radhë, Ether nuk mund të ëndërronte të sfidonte “vëllain” më të madh bitcoin. Tani, ambicjet mund të bëhen më realiste. Kriptomonedha e dytë më......

Greqi, parku më i madh bregdetar në botë - Ish-aeroporti “Hellinikon” kthehet në një vend të gjelbëruar
Shembja e ndërtesave të ish-aeroportit ndërkombëtar të Athinës po vazhdon me shpejtësi, dhe në vend të tij do të ketë një oaz të gjelbër. “Hellinikon” do të......

Rritet numri i të papunëve në Britaninë e Madhe - Gjithnjë e më shumë njerëz i largohen tregut të punës
Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1974, në 3.6%, në një kohë që edhe më shumë njerëz janë larguar nga tregu i......

SHBA, fonde për prodhuesit e mikroçipeve - Kushti është shkëputja e marrëdhënieve me Kinën
Uashingtoni synon të blindojë tregun duke pasur si eksperiencë krizën e zinxhirave të logjistikës në kulmin e pandemisë së Covid. Kohë kur i gjithë perëndimi e......