Pa marrëveshje me qeverinë, sindikatat vijojnë grevën - Kurti: Të pranojnë 50 euro shtesë. Nagavci: Eshtë marrë peng procesi mësimor

Ka dështuar arritja e një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe Sindikatave të Kosovës për shtesën 100 euro në pagën e tyre. Pas një takimi me sindikatat së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin për Financa, Hekuran Murati , kryeministri Albin Kurti kërkoi të pranohet marrëveshja me 50 euro shtesë në paga derisa të diskutohet në parlament projektligji.
Kurti u shpreh se: “Grevistët i thanë na ndihmo si vëlla. Unë si vëlla të ndihmoj privat, por si kryeministër, nuk shkon kështu. 80% e buxhetit mbushet nga sektori privat e 20% nga ai publik. Paratë nuk janë të mijat. Grevistët kanë kërkuar 100 euro, kurse qeveria ka dhënë 50 euro. Ata thonë ose krejt ose hiç. Nuk bën kjo logjikë e shantazhit. Atyre ua kemi thënë lajmin të parëve se këtë javë fillon diskutimi publik për Projektligjin për Paga”.
Direkt pas takimit sindikalistët janë shprehur se kanë refuzuar propozimin e Kryeministrit duke vijuar kështu grevën. “Diskutuam që kjo shumë e përmendur pa u folur me ne nuk do të pranohet. Asgjë e re nuk ndodhi. Asnjë lëvizje që do të na ndihmonte në këtë situatë”, tha ai.
Grevistët refuzojnë të presin deri në realizimin e plotë të projektiligjit për pagat pasi kërkon kohë deri në 8 m,uaj sipas tyre. Prej disa javësh arsimtarët janë në grevë duke pezulluar kështu procesin mësimor. Kjo situatë ka ngritur shqetësimin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të cilët thonë se kjo situatë e përsëritur është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po shoqërohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=RpgDB7vJI_8&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=3
Sondazh

Çmimi i qumështit të importit u rrit 21% - 8-mujori/ Industria në “krizë”, ulet sasia e blerë nga jashtë!
Konsumatorët shqiptarë po përballen me një rritje të shpejtë të ccmimit qumështit në vend, ndërkohë që fabrikat paralajmërojnë sërish shtrenjtim. Që nga......

Korrupsioni me pronat shtetërore, 100 milionë dollarë dëm - KLSH: Në 6 muaj kishte një total shkeljesh me efekt financiar në buxhet rreth 300 milionë dollarë!
Korrupsioni me pronat shtetërore përbën pjesën dërrmuese të dëmit ekonomik të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë gjysmës së parë të këtij viti.......

Pallatet pa leje do u shiten përsëri ndërtuesve! - Hyn në fuqi vendimi: Subjekteve u jepet mundësia e parablerjes, por me çmim tregu!
Është zbardhur tashmë në Fletoren zyrtare Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje, ose që kanë shkelur lejet e ndërtimit, të cilat do të......

A i rrit më tej kostot e bizneseve paketa antikrizë? - Paga minimale për 200 mijë punonjës, ‘fatura’ 6.8 milionë euro
Paga minimale në shkallë vendi do të rritet për herë të dytë brenda vitit, ku edhe këtë herë lëvizja e bërë nga qeveria është 2 mijë lekë, duke e çuar atë në......

Diamante nga shishet e përdorura plastike – Si funksionon?!
Një ekip ndërkombëtar nga Gjermania dhe Kalifornia ka arritur të krijojë diamante në miniaturë duke sjellë polietilen tereftalat ose PET (materiali që përdoret......

Si të dalloni menjëherë një punonjës të shkëlqyer, sipas Warren Buffett!
Edel Strazimiri / SCAN Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway, nuk është i panjohur për këshillat e mira të lidershipit. Një nga......

Kriza energjetike në Europë - 225 miliardë euro në ndihmë të vendeve anëtare
Vendet anëtare të Bashkimit Europian mund të përdorin 225 miliardë euro në kredi të pashfrytëzuara nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së për t’u përballur me......

Ether fiton terren ndaj Bitcoin - Kriptomonedha e dytë më e madhe, në garë për “kurorën”
Për vite me radhë, Ether nuk mund të ëndërronte të sfidonte “vëllain” më të madh bitcoin. Tani, ambicjet mund të bëhen më realiste. Kriptomonedha e dytë më......