Nafta zgjeron fitimet - Rritja kufizohet nga ngadalësimi i kërkesës në Kinë

Nafta i është rikthyer fitimeve gjatë tregtisë europiane, pas një tendence në rënie në tregtinë aziatike. Megjithatë, investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës në Kinë, që është importuesja më e madhe e naftës në botë, dhe për rritjen e normave të interesit në SHBA dhe në Europë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 94 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi. Rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë dhe rikthimi i kufizimeve përkthehet në një kërkesë më të ulët nga ky vend.
Me një interes të veçantë investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që publikohen pasditen e sotme dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi politikën monetare që do të ndjekë Rezerva Federale.
Referuar të dhënave të tjera në SHBA, rezervat strategjike të ranë me 8.4 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 434.1 milionë fuçive, niveli më i ulët që nga tetori i vitit 1984. Në anën tjetër, mundësitë që nafta iraniane të rikthehet në treg janë zvogëluar ndjeshëm. Gjermania shprehu keqardhje se Teherani nuk ju përgjigj pozitivisht propozimit të Bashkimit Europian për të rikthyer marrëveshjen e vitit 2015.
SCAN
Sondazh

Tregjet presin inflacionin në SHBA - Çmimet parashikohet të kenë arritur kulmin, nis tendenca në rënie
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë në pritje të inflacionit në SHBA për muajin gusht. Raporti do......

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që publikohen më......

Pa marrëveshje me qeverinë, sindikatat vijojnë grevën - Kurti: Të pranojnë 50 euro shtesë. Nagavci: Eshtë marrë peng procesi mësimor
Ka dështuar arritja e një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe Sindikatave të Kosovës për shtesën 100 euro në pagën e tyre. Pas një takimi me sindikatat së bashku me......

Çmimi i qumështit të importit u rrit 21% - 8-mujori/ Industria në “krizë”, ulet sasia e blerë nga jashtë!
Konsumatorët shqiptarë po përballen me një rritje të shpejtë të ccmimit qumështit në vend, ndërkohë që fabrikat paralajmërojnë sërish shtrenjtim. Që nga......

Korrupsioni me pronat shtetërore, 100 milionë dollarë dëm - KLSH: Në 6 muaj kishte një total shkeljesh me efekt financiar në buxhet rreth 300 milionë dollarë!
Korrupsioni me pronat shtetërore përbën pjesën dërrmuese të dëmit ekonomik të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë gjysmës së parë të këtij viti.......

Pallatet pa leje do u shiten përsëri ndërtuesve! - Hyn në fuqi vendimi: Subjekteve u jepet mundësia e parablerjes, por me çmim tregu!
Është zbardhur tashmë në Fletoren zyrtare Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje, ose që kanë shkelur lejet e ndërtimit, të cilat do të......

A i rrit më tej kostot e bizneseve paketa antikrizë? - Paga minimale për 200 mijë punonjës, ‘fatura’ 6.8 milionë euro
Paga minimale në shkallë vendi do të rritet për herë të dytë brenda vitit, ku edhe këtë herë lëvizja e bërë nga qeveria është 2 mijë lekë, duke e çuar atë në......

Diamante nga shishet e përdorura plastike – Si funksionon?!
Një ekip ndërkombëtar nga Gjermania dhe Kalifornia ka arritur të krijojë diamante në miniaturë duke sjellë polietilen tereftalat ose PET (materiali që përdoret......