Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Bota Postuar më 13 Shtator 2022, 14:22

Tregjet presin inflacionin në SHBA - Çmimet parashikohet të kenë arritur kulmin, nis tendenca në rënie

Nga SCAN TV
Tregjet presin inflacionin në SHBA - Çmimet parashikohet të

Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë në pritje të inflacionit në SHBA për muajin gusht.

Raporti do të jetë vendimtar në politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale në takimin e javës së ardhshme. Shumica e analistëve parahsikojnë edhe një tjetër rritje të normës bazë me 0.75 pikë përqindje, për të luftuar inflacionin e lartë.

Shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi javën e kaluar se është “fuqimisht i vendosur” për të ulur inflacionin brenda objektivit. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori i shërbimeve dhe ai i pasurive të paluajtshme realizojnë fitimet më të mëdha.

Gjithashtu, tregjet po presin edhe të dhënat mbi papunësinë dhe prodhimin e Brendshëm Bruto në Eurozonë për tremujorin e dytë të vitit. Në fokus të investitorëve është edhe politika monetare e Bankës Qendrore Europiane.

Ditët e fundit, politikëbërësit monetare janë shprehur pro rritjes së interesave në mënyrë agresive dhe deri në fund të këtij viti, norma bazë të interesit mund të shkojë deri në 2%.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat

30 Nëntor

...