Bota Postuar më 13 Shtator 2022, 14:27

Shqetësimet për furnizimet rrisin naftën - Rezerva Strategjike e Naftës në SHBA ra me 8.4 milionë fuçi, më e ulëta që nga tetori 1984

Nga SCAN TV
Shqetësimet për furnizimet rrisin naftën - Rezerva Strategjike e

Çmimet e naftës u rritën në tregtinë e paqëndrueshme të martën, pasi shqetësimet për furnizimet e shtrënguara të karburantit përpara dimrit kompensuan shqetësimet e investitorëve për kërkesën më të ulët në Kinë dhe rritjen e mëtejshme të normave të interesit në SHBA dhe Europë.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 50 cent, në 94,50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 52 cent, në 88,30 dollarë për fuçi.

Në Shtetet e Bashkuara, Rezerva Strategjike e Naftës (SPR) ra 8.4 milionë fuçi në 434.1 milionë fuçi në javën e mbyllur më 9 shtator, më e ulëta që nga tetori 1984, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Energjisë. Presidenti Joe Biden në mars miratoi miratoi një plan për të hedhur në treg 1 milion fuçi në ditë nga Rezerva Strategjike për gjashtë muaj, që të frenonte çmimet e larta të karburanteve në SHBA.

Nga ana tjetër, perspektivat për një ringjallje të marrëveshjes bërthamore të Perëndimit me Iranin mbetën të zbehta. Gjermania shprehu keqardhjen që Teherani nuk i ishte përgjigjur pozitivisht propozimeve europiane për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se një marrëveshje nuk do të kishte gjasa në një periudhë të afërt.

Kufizimi i fitimeve në çmimet e naftës të martën rikthyen shqetësimet për kërkesën më të ulët globale të karburantit, pasi Kina, konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë, vazhdon të mbajë në fuqi masat anti-COVID.

Analistët e tregjeve mendojnë se Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale janë të përgatitura të rrisin më tej normat e interesit për të trajtuar inflacionin. Nëse kjo ndodh, do të rritet vlera e dollarit amerikan kundrejt monedhave të tjera globale dhe ta bëjë naftën në dollarë më të shtrenjtë për investitorët.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=mNMhEOM80mk&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=4

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat