Sllovakia aktivizon centralin bërthamor - Vendi merr masa për prodhimin e energjisë elektrike në dimër!

Ndërmarrja sllovake “Slovenske Elektrarne” ka kompletuar furnizimin me karburant të centralit bërthamor ‘Mochovce 3”, sipas të dhënave zyrtare. Kjo e bën një nga të paktat njësi të reja bërthamore që aktivizohet sërish në një kohë që Europa përballet me reduktim të furnizimit me energji.
Njësia prej 471 megavat pritet të prodhojë energji elektrike për herë të parë në fund të muajit tetor, ose në fillim të nëntorit. Ndërsa do të prodhojë me kapacitet të plotë në fillim të vitit 2023.
Njësia e re do të prodhojë rreth 3.7 teravat orë në vit, duke mbuluar 13% të konsumit të energjisë elektrike në Sllovali, mjaftueshëm për ta bërë vendin të pavarur sipas autoriteteve.
Reduktimet në furnizimin me gaz rus në Europë, si reagim ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, nxitën një kërkim të menjëhershëm për alternativa në mënyrë që të shmanget një krizë energjie në pritje të sezonit të dimrit.
Vendi anëtar i bashkimit europian do të bëhet një eksportues i energjisë elektrike pasi të aktivizohet dhe ‘Mochovce 4” në 2025-ën. Mochovce bazohet në modelin VVER, fillimisht sovjetik, me sisteme kontrolli nga Siemens dhe Areva.
Ndërtimi u ndal në vitet 1990 dhe rifilloi më shumë se një dekadë më parë, por ka pësuar vonesa të përsëritura dhe tejkalime të kostove, me koston totale të dy njësive të para rreth 6 miliardë euro.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=WBLwvTFXjsU
Sondazh

Energjia “tkurr” të ardhurat e Rusisë - Niveli më i ulët i 13 muajve për shkak të sanksioneve perëndimore
Të ardhurat e Rusisë nga energjia u tkurrën në gusht në nivelin më të ulët në 13 muaj pasi sanksionet perëndimore e kanë detyruar Kremlinin të shesë naftë me......

BE shpalos planin për krizën energjetike - Von der Leyen: Mbështetja për Ukrainën, e palëkundur
Komisioni europian shpalosi planin me një seri propozimesh për të frenuar rritjen e çmimit të energjisë që ka tronditur Europën pas pushtimit rus të Ukrainës,......

Rriten lehtë çmimet e naftës - Ndikuan të dhënat e inflacionit në SHBA dhe raporti i OPEC
Çmimet e naftës u rritën lehtë në fillim të tregtisë të mërkurën, pasi OPEC iu përmbajt parashikimeve për rritje të fuqishme globale të kërkesës për karburant,......

“Beteja” e Europës me inflacionin - Konsumatorët përballen me rritjen e vazhdueshme të çmimeve
Beteja e Europës me inflacionin në rritje vazhdoi gjatë gjithë muajit gusht, me konsumatorët në të gjithë kontinentin që po përballen me rritjen e çmimeve të......

Rënie e tregjeve aziatike, pas ditës më të keqe të tregjeve amerikane që nga qershori 2020
Tregjet në Azi ranë ndjeshëm të mërkurën, pas një rënieje të fortë në tregjet amerikane, ndërsa investitorët reaguan ndaj inflacionit amerikan duke shkuar më......

Raporti: Kompanitë “Big Oil” në mospërputhje sistematike ndërmjet komunikimit publik “të gjelbër” dhe aktiviteteve lobuese
Raporti i ri i Hartës së Ndikimit tregon se pesë kompanitë më të mëdha të naftës vazhdojnë të shpërndajnë dezinformata për t'u paraqitur para publikut si......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Inflacioni në Britani tregon shenja të ngadalësimit
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë reaguar ndaj rritjes së inflacionit në SHBA dhe tashmë janë në pritje të......

Forcimi i Dollarit rrëzon naftën - Humbjet kufizohen nga parashikimi i OPEC për rritjen e kërkesës
Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, kryesisht për shkak të forcimit të dollarit amerikan. Por, parashikimet e OPEC se kërkesa për......