Europa Postuar më 15 Shtator 2022, 11:48

Bie ndjeshëm prodhimi industrial në Eurozonë - Të dhënat për muajin korrik, më negative se pritshmëritë

Nga SCAN TV
Bie ndjeshëm prodhimi industrial në Eurozonë - Të

Prodhimi industrial në eurozonë ra ndjeshëm në muajin korrik: me 2.3% në krahasim me qershorin. Të dhënat konfirmohen nga instituti europian i statistikave Eurostat. Në të gjithë Bashkimin Europian rëniet janë me 1.6% dhe 0.8%. Të dhënat janë më negative nga pritshmëritë e analistëve dhe shënojnë rënien më të keqe mujore që nga fundi i pandemisë.

Irlanda ka shënuar një rënie reale prej 23.7% në krahasim me muajin korrit të vitit 2021. Rënie të mëdha janë regjistruar dhe për Sllovakinë dhe Estoninë: të dyja me 6.4% dhe për Belgjikën me minus 5.1%.

Gjermania prodhuesi i parë i Europës, e mbylli muajin me minus 1%, Franca me 1.2% dhe Italia me 1.4%. Përkundrazi është shënuar rritje e prodhimit industrial në Spanjë rej 4.9% më shumë por gjithësesi në ngadalësim në krahasim me muajin paraardhës.

Rënia preku kryesisht mallrat kapitale- 5.4% me bazë vjetore, ndërsa mallrat e ndërmjetëm ranë me 1.8%. Në vend të kësaj, u rrit prodhimi i energjisë me + 0,7% dhe ai i mallrave të qëndrueshme me + 1%.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat