Europa Postuar më 15 Shtator 2022, 12:03

Gara e prodhuesve turq të luleve - Numër i madh kërkesash për funeralin e mbretëreshës Elizabetë

Nga SCAN TV
Gara e prodhuesve turq të luleve - Numër i madh kërkesash

https://www.youtube.com/watch?v=g8Awi0siwtA

Prodhuesit e luleve në Turqi po përdorin avionë mallrash në vend të kamionëve, pasi nxitojnë të dërgojnë sa më shumë lule që munden në Britaninë e Madhe për të plotësuar kërkesat dhe porositë e shumta pas vdekjes së mbretëreshës Elizabetë.

Porositë për lule janë rritur me 90% që kur vdiq mbretëresha, sipas Selcuk Celebi, një anëtar i Bursës së Mallrave të Antalias, duke shtuar se prodhuesit turq të luleve ishin në gjendje të plotësonin vetëm rreth 40% të kërkesës.

Kjo sepse aktualisht është fundi i sezonit në provincën mesdhetare të Antalias. Një periudhë në të cilën prodhimi në malësi, në krahinën jugore të Ispartës është në rënie.

Rritja e kërkesës nënkupton që prodhuesit duhet të përdornin avionë për të dorëzuar lulet në Britaninë e Madhe, gjë që kërkon vetëm një ditë kohë në krahasim me një javë që iu duhet dërgesave më kamionë.

Filiali i Turkish Airlines, Turkish Cargo, tha se pritet të dërgojë më shumë se 500 mijë lule, me peshë rreth 13 ton, nga Antalia dhe Isparta në Britaninë e Madhe për funeralin e mbretëreshës Elizabetë. Sipas të dhënave zyrtare, Turkish Cargo ka dorëzuar rreth katër ton lule në Londër që nga fillimi i javës.

Midis 5 dhe 12 shtatorit, të dhënat zyrtare treguan se eksportet e luleve nga Turqia në Britaninë e Madhe u rritën me 40%, krahasuar me vitin e kaluar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat