Aksionerët e Twitter pranojnë ofertën e Musk: 44 miliardë dollarë për blerjen e platformës të cilën miliarderi nuk e do më!

Aksionerët e Twitter kanë pranuar ofertën prej 44 miliard dollarë të Elon Musk, i cili po përpiqet të mos e përfundojë blerjen e platformës. Vendimi merret në një ditë të vështirë në momentin që një ish përgjegjës për sigurinë i Twitter doli përpara komisionit të drejtësisë në senatin e amerikan, duke konfirmuar akuzat e tij kundër platformës sociale.
Drejtuesit e Twitter kanë injoruara paralajmërimet e inxhinierëve duke i dhënë prioritet përfitimeve në krahasim me sigurinë. Sipas personit që tashmë akuzon Twitter, mangësitë në sektorin e sigurisë së Twitter janë një bombë me sahat dhe sjellin rreziqe dhe për sa i përket sigurisë kombëtare.
Emri i akuzuesit nuk është bërë i ditur për opinionin publik, ndërsa ai këmbëngul se Twitter nuk është në gjendje të kontrollojë qasjen në sistem të nënpunësve të saj duke e bërë të pamundur për shoqërinë që të dallojë praninë e agjentëve të jashtëm. Ai thekson se Twitter ka mashtruar përdoruesit dhe investitorët.
Këto akuza rrezikojnë të komplikojnë betejën ligjore të tuitter kundër Musk. Pasi këmbënguli për muaj të tërë për blerjen e platformës për 44 miliard dollarë, njeriu më i pasur në botë kërkon të tërhiqet nga oferta. Ai është përpjekur tre herë por nuk ia ka dalë dot.
Fjalën e fundit e ka gjykata e Delauare, ku Twitter është drejtuar për të urdhëruar pronarin e Tesla që të mbajë fjalën e tij për blerjen. Në fillim fitorja për platformën dukej e siguruar, por pas akuzave të ish punonjësit anonim që i japin të drejtë Musk për praninë e profileve të rreme, situata është ndërlikuar.
Fakti që Twitter më pas i pagoi ish-menaxherit të tij të sigurisë një shumë prej 7 milion dollarësh për fshirjen e gjurmëve pas shkarkimit të tij, e ndërlikon më tej lojën, duke i hapur derën Musk për të pretenduar atë që ai beson se është një tjetër shkelje e marrëveshjes së blerjes që ndalon pagesat.
SCAN
Sondazh

Miratohet ligji për pagën minimale - Vendet anëtare të BE-së kanë 2 vjet kohë për ta aplikuar
Parlamenti europian miratoi në mënyrë përfundimtare ligjin e ri për pagën minimale me 505 vota pro, 92 kundër dhe 44 abstenime. Ligji i ri do të aplikohet për......

Maqedoni e Veriut, inflacioni arrin në 11.6% - Shkaku kryesor është rritja e çmimit të ushqimeve dhe energjisë
Inflacioni mesatar për periudhën janar – gusht në vitin 2022 është në nivelin 11.6% në bazë vjetore, kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm. Shifrat janë......

Ether redukton konsumin e energjisë - Blockchain rishikon dhe përditëson softuerin e tij
https://www.youtube.com/watch?v=1uo7R7I6msY Softueri për blockchain Ether është përditësuar duke reduktuar në mënyrë drastike përdorimin e energjisë. Lajmi......

Bie ndjeshëm prodhimi industrial në Eurozonë - Të dhënat për muajin korrik, më negative se pritshmëritë
Prodhimi industrial në eurozonë ra ndjeshëm në muajin korrik: me 2.3% në krahasim me qershorin. Të dhënat konfirmohen nga instituti europian i statistikave......

Greqia, program për përmirësimin e energjisë - Prioritet do të kenë ndërtesat publike si shkollat dhe spitalet!
Zyrat, shkollat dhe spitalet në Greqi do të kenë prioritet në programin e quajtur “Electra” për përmirësimin e energjisë në ndërtesat publike. Objektivi është......

Përgjysmohet rezerva energjetike - Korrik-Shtator, Kaskada e Drinit ka 55% më pak energji. Skenari i ngjashëm me vitin e kaluar!
Niveli i Liqenit të Fierzës ka pësuar rënie të ndjeshme nga muaji korrik e deri më tani, ndërkohë që rezerva energjetike për këtë periudhë është ulur me 55%.......

Stacioni super i shpejtë për karikimin e makinave elektrike – Italia inauguron një nga më të mëdhenjtë që mund të gjendet në një aeroport ndërkombëtar!
Në Milano Linate u inaugurua stacioni i karikimit super i shpejtë për automjetet elektrike i pajisur me 5 kolona ultra të shpejta (me fuqi furnizimi deri në......

7 herë më i nxehtë se dielli aktual – Korea e Jugut krijon reaktorin bërthamor që arrin 100 milionë gradë Celsius
Reaktori i shkrirjes bërthamore i Koresë së Jugut, i njohur gjithashtu si një "diell artificial", sapo ka arritur 100 milionë gradë për më shumë se 20 sekonda......