Shqipëria Postuar më 15 Shtator 2022, 13:55

Arka e shtetit “fryhet” me 441 milionë euro më shumë - Kryeson “taksa e çmimeve” dhe tatimi mbi fitimin e bizneseve

Nga SCAN TV
Arka e shtetit “fryhet” me 441 milionë euro më shumë

https://www.youtube.com/watch?v=Bbf9rv6Xa8E

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 441 milionë euro më shumë se një vit më parë përgjatë periudhës Janar-Gusht. Më së shumti kjo perfomancë vjen si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, duke bërë që taksat e vjelura të jënë në shuma më të larta.

Më konkretisht, refruar treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave,  të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 376 miliardë Lekë ose 100.4 % të planit të 8-mujorit.  Të ardhurat tatimore u realizuan në masën 191.3 miliardë lekë, ose 17.6% më shumë se 8 mujori i vitit të kaluar, si dhe me tejkalim në 0.6% nga plani.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 25 miliardë lekë, 6.8 miliardë ose 37.1% më shumë se 8 mujori 2021. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 30 miliardë lekë, 8.4 miliardë lekë ose 38.6% më shumë se 8 mujori 2021, si dhe ose 0.5% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 30.6 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë më shumë se një vit më prarë, por kanë rezultuar në 2.7% më pak se plani i 8 mujorit nga Taksat nacionale u mblodhën  28.2 miliardë lekë, afro  12% më shumë se 8 mujori 2021 dhe në tejkalim të planit.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 77.5 miliardë lekë, 7.1 miliardë lekë ose 10.1% më shumë se 8 mujori 2021, si dhe realizim 100.6 % të planit për 8 mujorin 2022. Sa i takon të ardhurave doganore, në total u arkëtuan 143.8 miliardë lekë, 24.8 miliardë lekë ose 20.8% më shumë se 8 mujori 2021. Nga TVSH në import u arkëtuan 100.5 miliardë lekë apo 21.2 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 34.7 miliardë lekë, me rritje prej 3.9 për qind.  Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 3.1 miliardë lekë si dhe taksat doganore në vlerën 5.5 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 361.6 miliard LEK me një realizim në masën 96.6 përqind të planit të periudhës dhe niveli  i suficitit për periudhën 8 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 14.5 miliard lekë.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat