Shqipëria Postuar më 15 Shtator 2022, 13:57

Kriza rrit “barrën” e fasonëve me 30% - Prençe: Kontributet të paguhen në bazë të ditëve të punës

Nga SCAN TV
Kriza rrit “barrën” e fasonëve me 30% - Prençe:

https://www.youtube.com/watch?v=CEFlAabGuSM

Rritja e çmimeve në vend ka rritur edhe kostot mbi bizneset, të cilave nuk u ka “shpëtuar” as industria me material porositësi.

Në një intervistë për SCAN TV, Kreu i Shoqatës Pro-Eksport, Edvin Prençe, sqaron se përpos kostove që vijnë si rrjedhojë e çmimeve, është shtuar së fundmi edhe rritja e pagës minimale që u ndërmor si masë nga qeveria për mbrojtur këtë kategori, duke bërë që “barra” totale mbi këtë industri të shtohet me 30 për qind.

Per këtë arsye, Prençe sugjeron që pagesa e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të kryhet në bazë të ditëve të punës së punonjësve.

Industria me material porositësi punëson mbi 70 mijë persona në të gjithë vendin dhe janë afro 740 biznese që operojnë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve të destinuara për eksport.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat