Aplikohet për 3 centrale diellorë - Investitorët, interes për energjinë fotovoltaike. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse

https://www.youtube.com/watch?v=pRGDT_2aBwY
3 aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin që investitorët kanë për energjinë diellore. Referuar aplikimeve, fuqia e instaluar për njërin prej projekteve është 25 MW, ndërsa parashikohet të ndërtohet në fshatin Povelçë të Fierit.
Aplikimi i dytë përfshin një central me kapacitet të instaluar 38.9 MW, në fshatin Bashkim të Lushnjes, ndëra tjetri parashikon ndërtimin e një centrali 10 MW, në fshatin Mirakë të Librazhdit. Paralelisht me këto kërkesa, edhe një aplikimi i katërt parahsikon ndërtimin e një centrali 2 MW, në Himarë.
Në rast të finalizimit të procedurave, ky do të jetë projekti i vetëm që mund të përfitojë nga masat mbështetëse të qeverisë, ndërsa 3 projektet e tjerë për ndërtimin e parqeve të medhenj fotovolatikë nuk do të përfitojnë. Së fundmi, investitorët kanë rritur interesin për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, pasi janë një sërë kërkesash të bëra pranë MIE.
Pak muaj më parë, pranë këtij dikasteri u dorëzuan edhe 2 aplikime të tjerë, për centrale me fuqi të instaluar prej 100 MW dhe 49.855 MW. Paralelisht, 2 parqe të tjerë janë në fazë edhe më të avancuar.
Më konkretisht, bëhet fjalë për centralet “Blue 1” dhe “Blue 2”, me një fuqi totale të instaluar prej 100 MW, që aktualisht po licencohen nga Enti Rregullator i Energjisë në aktivitetin e prodhimit të energjisë. Aktualisht, energjia diellore është pak e shfrytëzuar në vendin tonë, teksa kapaciteti total i instaluar është vetëm 23 MW.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Turtle Park”, projekti ‘pa destinacion’ në Tiranë - 580 milionë lekë për një park multifunksional, por mungon vendndodhja!
https://www.youtube.com/watch?v=Hl4bDbBHgSQ Në Tiranë po përgatitet të ndërtohet një park multifunksional për fëmijët dhe të moshuar i emërtuar “Turtle......

Pedagogët: Pezullim të fillimit të vitit akademik - Kërkojnë rritje pagash. Nëse nuk plotësohet grevë 1 muaj
Ashtu siç kishin paralajmëruar pedagogët kanë zhilluar këtë të enjte përpara Fakultetit të Shkencave të Natyrës protestën për rritjen e pagave. Me përfaqësues......

Kriza rrit “barrën” e fasonëve me 30% - Prençe: Kontributet të paguhen në bazë të ditëve të punës
https://www.youtube.com/watch?v=CEFlAabGuSM Rritja e çmimeve në vend ka rritur edhe kostot mbi bizneset, të cilave nuk u ka “shpëtuar” as industria me......

Arka e shtetit “fryhet” me 441 milionë euro më shumë - Kryeson “taksa e çmimeve” dhe tatimi mbi fitimin e bizneseve
https://www.youtube.com/watch?v=Bbf9rv6Xa8E Buxheti i shtetit ka arkëtuar 441 milionë euro më shumë se një vit më parë përgjatë periudhës Janar-Gusht. Më së......

10 qytetet më të pasura dhe me numrin më të lartë të miliarderëve në botë!
Qyteti i Nju Jorkut është shtëpia e individëve me vlerë neto më të lartë në botë, sipas një raporti të ri nga kabineti i konsulencës për migracionin e......

Gara e prodhuesve turq të luleve - Numër i madh kërkesash për funeralin e mbretëreshës Elizabetë
https://www.youtube.com/watch?v=g8Awi0siwtA Prodhuesit e luleve në Turqi po përdorin avionë mallrash në vend të kamionëve, pasi nxitojnë të dërgojnë sa më......

2 vjet në listë pritje për një Ferrari “Purosangue” - Shkak, porositë e shumta për automjetin që kushton 390 mijë euro!
Suksesi i Ferrari “Purosangue” duket se ka filluar para se dikush ta shohë në rrugë. Automjeti supersportiv me cmimin bazë prej 390 mijë euro, me katër dyer......

Aksionerët e Twitter pranojnë ofertën e Musk: 44 miliardë dollarë për blerjen e platformës të cilën miliarderi nuk e do më!
Aksionerët e Twitter kanë pranuar ofertën prej 44 miliard dollarë të Elon Musk, i cili po përpiqet të mos e përfundojë blerjen e platformës. Vendimi merret në......