Bota Postuar më 16 Shtator 2022, 10:08

Monedhat po e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari tërhiqet lehtë nga niveli më i lartë në 2 dekada, priten bankat qëndrore

Nga SCAN TV
Monedhat po e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari

Dollari amerikan është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në disa vite, dhe më tepër është cilësuar si një sesion korrektimi. Gjatë kësaj jave, dollari është forcuar ndjeshëm për shkak të rritjes së pritshmërive se Rezerva Federale do të rrisë agresivisht normën bazë të interesit.

Euro është rritur lehtë dhe po tregtohet pranë nivelit të paritetit përballë dollarit amerikan. Tregtarët e kanë zhvendosur tashmë fokusin te takimet e bankave qëndrore më të mëdha në botë, si Rezerva Federale, Banka e Japonisë dhe Banka e Anglisë.

Referuar të dhënave ekonomike, shitjet me pakicë në SHBA shënuan një rritje surprizë gjatë gushtit, ndërsa një raport tjetër i Departamentit të Punës tregoi se aplikimet për përfitimin e papunësisë ranë me 5 mijë njësi.

Të dhënat sugjerojnë se ka hapësira për të rritur sërish normat e interesit. Indeksi që mat ecurinë e Dollarit amerikan po qëndron në rreth 109.61, shumë pranë nivelit më të lartë në 2 dekadat e fundit.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë lehtë poshtë 20 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1470 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat