Tender “anti-përmbytje” për Tiranën - Studim e rikonstruksion digave të 38 rezervuareve

Në territorin e Bashkisë së Tiranës ndodhen 38 rezervuare, me diga që variojnë me lartësi nga 16 deri në 30 metra. Këto vepra ujore janë ndërtuar nga vitete 1965 deri në vitin 1980. Problematikat kryesore të tyre janë mosha e madhe e digave ekzistuese, rritja e popullsisë në zonat poshtë digave që janë në rrezik dhe duhet patjetër të merren masat si dhe ndryshimet klimaterike që kanë krijuar situata të ndryshme hidrologjike.
Në këto kushte, Bashkia e Tiranës ka shpallur një tender me fond limit 47,8 milionë lekë për të realizuar studimin dhe projektimin për rikonstruksionin e Digave dhe veprave të shkarkimit të rezervuarëve.
Problemet që lidhen me moshën e digave konsistojnë në kurorat e digave që kanë çedime gjatë të gjithë gjatësise së tyre, ka rrëshqitje në pjesën e brendshme të skarpatave të tyre si dhe rrëshqitje gjatë të gjithë skarpateve së jashme në pjesën më të madhe si dhe parametrat teknikë të qëndrueshmërisë paraqesin problematika për sigurinë e tyre.
“Duke patur parasysh rritjen e popullatës në zonën poshtë digave mungojnë shkarkuesit katastrofik sipërfaqësor në raste të shirave apo përmbytjeve” shkruhet në dokumentet e tenderit.
Ky projekt synon rehabilitimin, përmirësimin e skemave te kullimit të ujitjes dhe mbrojtjes nga përmbytjet, me qëllim rritjen e aftësisë ujitëse,kulluese aktuale dhe marrjen e masave për eleminimin e përmbytjeve në sezonin e dimrit. Studimi do të marrë parasysh edhe kanalizimet e ujërave të zeza të kryeqytetit, që sa herë ka reshje shiu krijojnë përmbytje të rrugëve të qytetit duke krijuar problematika madhore, jo vetëm për qarkullimin e automjeteve.
SCAN
Sondazh

Çmimet rritën fitimet e bizneseve - 258 milionë euro nga tatimi mbi fitimin, shifra më e lartë në 5 vitet e fundit
Ndërsa arka e shtetit ka arritur të kapërcejë të ardhurat e mbledhura një vit më parë me 441 milionë euro, tatim fitimi mbi bizneset është zëri me rritjen më......

Çfarë ndodh me monedhat me imazhin e Mbretëreshës Elizabeta pas vdekjes së saj?!
Si një kujtesë e lavdisë dhe shtrirjes koloniale të perandorisë britanike, portreti i Mbretëreshës Elizabeta II ka dekoruar disa monedha anembanë botës për......

Monedhat po e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari tërhiqet lehtë nga niveli më i lartë në 2 dekada, priten bankat qëndrore
Dollari amerikan është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në disa vite, dhe më tepër është cilësuar si një sesion korrektimi. Gjatë kësaj jave, dollari është......

Tregjet globale e mbyllin javën në rënie - Banka Botërore paralajmëron për recesion gjatë vitit 2023
Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie sesionin e fundit të kësaj jave, për shkak të paralajmërimeve për recesion, rritjes së interesave nga......

Nafta e mbyll javën në rënie - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Megjithatë, java pritet të mbyllet në......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën duke regjistruar një rënie të lehtë në raport em dje teksa blihet me 116 lekë dhe shitet me 117 lekë sipas kursit të......

Bordi i Transparencës – Publikohen çmimet e reja të karburantit në vend. Nafta dhe benzina, më lirë
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Frika nga përmbytjet, 4 tendera për projekte - Nis marrja e masave mbrojtëse në Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, Fier Korçë e Durrës
Afrimi i stinës së shirave duke se ka rikthyer frikën nga përmbytjet, të cilat kanë rënë disi në harresë që prej tërmeteve të mvitit 2019 e më pas Pandemisë......