Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2022, 12:09

Çmimet rritën fitimet e bizneseve - 258 milionë euro nga tatimi mbi fitimin, shifra më e lartë në 5 vitet e fundit

Nga SCAN TV
Çmimet rritën fitimet e bizneseve - 258 milionë euro nga tatimi

Ndërsa arka e shtetit ka arritur të kapërcejë të ardhurat e mbledhura një vit më parë me 441 milionë euro, tatim fitimi mbi bizneset është zëri me rritjen më të madhe ndër taksat e vjelura nga tatimet. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, edhe pse në një vit krize, përgjatë periudhës Janar-Gusht janë arkëtuar nga fitimi i tatueshëm mbi bizneset afro 30 miliardë lekë apo 258.5 milionë euro. Rritja krahasuar me një vit më parë, fiksohet në 63.7 milionë euro apo 38.6 per qind.

SCAN TV ka bërë një analizë të të ardhurave që janë mbledhur nga ky zë përgjatë viteve të fundit dhe vihet re se 8 mujori 2022 kapërcen edhe vitin parapandemik 2019, me rreth 22 për qind. Kjo rritje mund të ketë ardhur për disa arsye. Një ndër arsyet është efekti i rritjes së çmimeve, ku shumë subjekte mund të kenë marrë furnizim përpara krizës dhe pas fillimit të saj kanë përfituar duke rritur çmimet dhe rrjedhimisht kanë fituar më shumë.

Nga ana tjetër duke qenë se ky tatim mblidhet pasi zbriten shpenzimet, efekti krizë, mund të ketë sjellë “stepje” në kryerje shpenzimesh nga ana e sipërmarrjeve, duke i mbajtur ato në nivele minimale.  Po ashtu, rritja progresive e numrit të bizneve aktive në vend është një tjetër tregues i kësaj performance.

Ndërkohë përgjatë kësja periudhe është vënë në jetë edhe plani antiinfomalitet i shtrirë në sektorë të ndryshëm në ekonomisë, duke sjellë efekte në minimizimin e evazionin fiskal, çka është përkthyer në rritje të fitimit të deklaruar.

Ndërsa një tjetër arsye ka ka të bëjë me pagesën në kohë të kesteve nga ana e tatimpaguesve, duke qenë se një vit më parë për shkak të pandemisë ka pasur vonesa të konsiderueshme, ku dhe u aplikua amnisti për gjobat e vendosura. Sipas tatimeve, aktualisht janë afro 16 mijë sipërmarrje  në të gjithë vendin paguajnë tatim fitim, pasi bizneset e vogla me qarkullim 0-14 milionë lekë janë të përjashtuara.

Shkalla e tatimit mbi fitimin për tatimpaguesit me të ardhura vjetore mbi 14 milion lekë aplikohet në 15% e fitimit të tatueshëm.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat