“Frika” për energjinë e inflacionin shtrenjtojnë drutë - Vëzhgimi i SCAN: Si ka ndryshuar çmimi në Korçë, Dibër, Kukës e Tiranë?!

Rritja e çmimeve dhe paralajmërimet për një situatë jo të mirë me energjinë elektrike në muajt në vijim, është reflektuar edhe në çmimin e druve të zjarrit, që përbëjnë një nga mjetet kryesore për ngrohje e gatim për familjet shqiptare. SCAN ka kryer një vëzhgim në tre qarqe të rëndësishme të vendit, familjet e të cilave e kanë zjarrin, të vetmen mundësi për të përballur temperaturat e ulëta të dimrit.
Nga vëzhgimi i kryer, në rajonin e Korçës 1 metër kub dru ka arritur në 7500 lekë, në Kukës 5 mijë lekë ndërsa në Dibër 7 mijë lekë.
Por çfarë ka ndodhur këtë vit? Si kanë ndryshuar shifrat në krahasim me vitin e kaluar?
Familjet korçare në ndryshim nga një vit më parë detyrohen t’i blejnë 67% më shtrenjtë drutë e zjarrit. Nëse një vit më parë një metër kub dru në Korçë kushtonte 4500 lekë tashmë qytetarët nuk mund ta blejnë më lirë se 7500 lekë metrin kub.
Pothuajse në të njëjtën pozitë ndodhen dhe familjet dibrane të cilat prej dy vitesh duhet t’i blejnë drutë 75% më shtrenjtë. Nga 4 mijë lekë që ishte para dy vitesh, në dy vitet e fundit çmimi i një metri kub dru vijon të mbetet 7 mijë lekë metri kub.
Ndërsa në Kukës çmimi i druve ka lëvizur me 25% . Një familje në Kukës detyrohet t’i blejë drutë me 5 mijë lekë metri kub nga 4 mijë lekë që ishte një vit më parë.
Ndërkohë, kryeqyteti shqiptar, Tirana vijon të mbajë rekord për çmimin më të lartë të druve, ku 1 metër kub kushton 7 mijë e 500 lekë për metër kub dru.
Por sa duhet të shpenzojë mesatarisht një familje e zonave malore për ta kaluar dimrin duke u ngrohur e duke gatuar me dru zjarri?
Një familje i nevojiten mesatarisht 10 metër kub dru për t’u ngrohur ose e thënë ndryshe me çmimin aktual, 75 mijë lekë të reja. Ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se më shumë se 50 përqind e familjeve shqiptare kanë ende drutë e zjarrit si llojin kryesor të enërgjisë për ngrohje. Edhe pse ka një tendencë rënëse nga viti në vit, në zonat rurale, përdorimi I druve të zjarrit është ende masiv…
SCAN
Sondazh

Tender “anti-përmbytje” për Tiranën - Studim e rikonstruksion digave të 38 rezervuareve
Në territorin e Bashkisë së Tiranës ndodhen 38 rezervuare, me diga që variojnë me lartësi nga 16 deri në 30 metra. Këto vepra ujore janë ndërtuar nga vitete......

Çmimet rritën fitimet e bizneseve - 258 milionë euro nga tatimi mbi fitimin, shifra më e lartë në 5 vitet e fundit
Ndërsa arka e shtetit ka arritur të kapërcejë të ardhurat e mbledhura një vit më parë me 441 milionë euro, tatim fitimi mbi bizneset është zëri me rritjen më......

Çfarë ndodh me monedhat me imazhin e Mbretëreshës Elizabeta pas vdekjes së saj?!
Si një kujtesë e lavdisë dhe shtrirjes koloniale të perandorisë britanike, portreti i Mbretëreshës Elizabeta II ka dekoruar disa monedha anembanë botës për......

Monedhat po e mbyllin javën në qëndrueshmëri - Dollari tërhiqet lehtë nga niveli më i lartë në 2 dekada, priten bankat qëndrore
Dollari amerikan është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në disa vite, dhe më tepër është cilësuar si një sesion korrektimi. Gjatë kësaj jave, dollari është......

Tregjet globale e mbyllin javën në rënie - Banka Botërore paralajmëron për recesion gjatë vitit 2023
Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie sesionin e fundit të kësaj jave, për shkak të paralajmërimeve për recesion, rritjes së interesave nga......

Nafta e mbyll javën në rënie - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Megjithatë, java pritet të mbyllet në......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën duke regjistruar një rënie të lehtë në raport em dje teksa blihet me 116 lekë dhe shitet me 117 lekë sipas kursit të......

Bordi i Transparencës – Publikohen çmimet e reja të karburantit në vend. Nafta dhe benzina, më lirë
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......