DigitAlb feston 20 vjetorin! - Ofertë speciale si asnjëherë më parë
Gjithçka ishte gati. Pas muajsh të tërë testimesh e pune kolosale, kishte ardhur momenti i shumëpritur. Një ëndërr e guximshme e një njeriu vizionar tashmë po bëhej realitet me lindjen e DigitAlb, pikërisht 20 vite më parë, më 15 Korrik 2004.
Në Shqipërinë e 1001 problemeve, në kohën kur shumë skeptikë i thonin se ndoshta nuk ishte ende momenti për këtë hap të madh e të vështirë, Tani i Topit siç e njihnin të gjithë themeluesin e guximshëm të Top Media, ishte shumë i vendosur. “Shqiptarët e duan teknologjinë”, shprehej dhe koha i dha të drejtë.
Kur në Europën Perëndimore ishin të pakta vendet me një teknologji të tillë, DigitAlb nisi transmetimin, fillimisht me platformën tokësore, si një produkt 100% shqiptar, me dekoder e menu krejtësisht shqip dhe përmbajtje filmash, serialesh, dokumentarësh, filmash për fëmijë e gjithçka tjetër në shqip, të titruar apo dubluar.
Shumë shpejt DigitAlb u bë pjesë e çdo familjeje shqiptare dhe duke ecur me hapin e kohës, në një kohë rekord shtrirja e DigitAlb u shtri përtej kufijve të Shqipërisë me platformën satelitore. Kudo ku shqiptarët jetonin e punonin, tashmë DigitAlb ishte lidhja e tyre me vendlindjen. Misioni i DigitAlb ishte mbarëkombëtar, duke lidhur e bërë bashkë një komb të tërë, të shtrirë në disa vende. Gjuha e bukur Shqipe u trashëgua, u mësua dhe u fol nga breza të tërë fëmijësh që u rritën me DigitAlb si anëtarin e tyre të pandarë në familje. E bashkë me këta fëmijë u rrit me hapin e kohës edhe DigitAlb, me zhvillimet teknologjike që pasuan, programacionin që u pasurua sipas kërkesave të abonentëve dhe të tregut, duke qëndruar i palëkundur në pozicionin e liderit.
E sot ky 20 Vjetor e gjen platformën më të dashur të shqiptarëve, më të rritur, më të fortë e të shtrirë në mbarë botën. Krahas platformave tokësore e satelitore, DigitAlb prej pak vitesh tashmë, transmeton edhe përmes platformës OTT, risia teknologjike e transmetimit për të shikuar gjithçka që dëshiron, kur ti dëshiron dhe për më tepër në çdo vend të botës përmes internetit, sepse DigitAlb është platforma televizive e të gjithë shqiptarëve. Për të festuar me të gjithë ju, DigitAlb vjen me një ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 50%, si asnjëherë më parë. 20 Vjet DigitAlb dhe ky është vetëm fillimi....

Poli i Sigurisë Kibernetike do të ndërtohet në Sauk - Sipërfaqja totale e objektit mbi 9 mijë metër katror
Shqipëria do të ketë një Pol të Ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike. Vendodhja e tij parashikohet të jetë në Sauk. Fondi Shqiptar......

Shqiptarët, shpenzime rekord për kondicionerë - Bizneset: Vala e të nxehtit ka shtuar kërkesat nga klientët
Ledina Elezi/SCAN I nxehti përvëlues ka bërë që qytetarët shqiptarë të rrisin shpenzimet e tyre për të blerë pajisje freskuese dhe ftohëse. Për të......

Hapen aplikimet për kredi me 0% interes për punonjësit e administratës - Nga vërtetimet e ASHK te marrëveshjet noteriale, cilat janë dokumentet që duhen?
Diamila Leka/ SCAN Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka njoftuar hapjen e aplikimeve për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0%......

Shqipëria prodhoi 1.4 milionë ton perime - Cili është qarku më tokën më të “varfër” dhe kush “punon” më shumë?
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria ka prodhuar rreth 1.4 milionë ton perime “Made in Albania”, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme shkon për konsumin......

‘Javë ferri’ në Shqipëri - Impakt jo vetëm mbi shëndetin, por edhe mbi ekonominë
Ledina Elezi/ SCAN “Një javë ferri”..kështu e ka cilësuar këtë javë Shërbimit Meteorologjik Ushtarak atë që do të ndodhë më temperaturat këtë javë në......

Tatimet mbledhin 284 milionë euro më shumë në 6 mujor - Turizmi dhe sigurimet “karikojnë” buxhetin e shtetit
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata tatimore ka mbledhur 28.5 miliardë lekë apo 284 milionë euro më shumë nga taksapaguesit shqiptarë, por edhe turistët e......

Shqipëri vs Europë, si ndryshoi popullsia në 12 vite? - Vendi ynë, me rënien më të lartë në hartën europiane
Xhorxhina Deda/ SCAN Rezultatet e Censit të vitit 2023 vërtetuan rënien e ndjeshme të popoullsisë të paralajmëruar nga tregues të ndryshëm si numri i......

Tender për rehabilitim në HEC KOMAN - KESH hap procedurën për galerinë, sheshin dhe dekovilin
Kooporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur tenderin për rehabilitimin e galerisë së pjerrët në Hidrocentralin e Komanit, për dekovilin e ri dhe për......