Çmimi rritet por shqiptarët nuk e ndalojnë duhanpirjen - MF: Rritet importi i cigareve në Shqipëri, 3186 tonë në 2023

Në një vend ku taksa e duhanit është në rritje çdo vit, duket se njerëzit po bëjnë të kundërtën e asaj që pritet. "Akciza", si një taksë për të frenuar konsumin e duhanit, po lartësohet vazhdimisht nga institucionet, por duket se kjo nuk po ndikon në mënyrën se si shqiptarët shijojnë cigaren.
Nëpërmjet të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, bëhet e ditur se importi i cigareve në Shqipëri është në një rrugë rritjeje të pandërprerë. Në vitin 2020, ky import arriti në 2,713 tonë, për të vazhduar me një rritje graduale në vitet pasuese, duke arritur në 3,186 tonë në vitin e kaluar.
Megjithatë, edhe në fillimin e vitit aktual, importet vazhdojnë të mbeten të larta, me 421 tonë vetëm në dy muajt e parë të vitit, një shifër që bën që zëri i alarmit të tingëllojë më fort.
Sipas “NUMBEO”, çmimi i një pakete cigareje në Shqipëri ka arritur një nivel të lartë, duke shkuar në 350 lekë për paketë. Në këtë aspekt, vendi renditet në vendin e katërt në Ballkan për çmimin më të shtrenjtë të cigareve për paketë. Por, kjo nuk duket se i trembet shqiptarëve, ndërsa ata vazhdojnë të blejnë dhe të konsumojnë me të njëjtin entuziazëm.
Kroacia mban vendin e parë për çmimin mesatar për paketë cigare me 473 lekë për të vazhduar me Serbinë dhe Malin e Zi ku çmimi shkon në 354 lekë dhe për të përfunduar me Maqedoninë e Veriut ku mesatarisht një paketë cigare kushton vetëm 262 lekë.
SCAN
Sondazh

Miratohet kredia për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit - Qeveria ratifikon marrëveshjen e huasë me BERZH për projektin e rehabilitimit
Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.......

Mali i Zi, arrestohet drejtuesja e Agjencisë Kundër Korrupsionit - U akuzua politikisht se nuk hetoi vlerën e orëve të Gjukanovicit
Drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi, Jelena Perovic, u arrestua në zyrën e saj me urdhër të Prokurorisë Speciale malazeze.......

Risitë në tregun e telekomunikacioneve - Pr/ligji, stimulim i konkurrencës dhe rritje e investimeve në rrjetet 5G
Stimulimi i konkurrencës dhe rritja e investimeve në rrjetet 5G dhe me kapacitet shumë të lartë, në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të mund të gëzojë lidhje me......

Fasonët, në situatë alarmante! - Në mars tekstilet dhanë kontributin më të lartë në rënien e eksporteve
Në muajin mars të këtij viti duket se eksportet në vlerë vijuan të thellohen edhe më tej, duke përshpejtuar rënien krahasuar me shkurtin. Kështu, shifrat nga......

Skema e re për energjinë e furrave të bukës - Efektet financiare, OSHEE s’pret rritje të të ardhurave
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk parashikon rritje të të ardhurave nga ndryshimi i çmimit të energjisë për furrat e bukës. Dy ditë pas......

Nga indeksimi tek kontributet, si do ndryshojë skema e pensioneve? - Deputetja e PS-së, Resulaj: Rritja, e diferencuar. Do rishikohen edhe rimbursimet
Nga vlerësimet e deritanshme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet......

Nga “Shqipëria 1 euro”, në “Shqipëria partnere” - Peleshi: Investitorë të huaj, interes për industrinë tonë ushtarake”
Industria ushtarake në Shqipëri pritet të riaktivizohet. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, investitorët e huaj kanë shfaqur interes nga ku ka patur......

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, në Kuvend - Pritet ratifikimi. Do të përfitojnë rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë
Pas nënshkrimit në Romë në fillim të muajit shkurt nga dy ministrat e jashtëm, qeveria shqiptare ka dërguar për ratifikim në Kuvend marrëveshjen me qeverinë......