Çmimet e larta të apartamenteve në Ballkanin Perëndimor - Në qendër të Tiranës kushtojnë shtrenjtë, por më lirë se në Zagreb dhe Beograd

Armela Duka/ SCAN
Në vitet e fundit, kryeqyteti i Shqipërisë ka përjetuar një zhvillim të shpejtë urban dhe një rritje të konsiderueshme të çmimeve të apartamenteve. Çmimet e larta në qendrën e kryeqytetit kanë zhvendosur kërkesën konsumatore drejt periferisë. Konkretisht, në të gjithë territorin e Shqipërisë, në 6 muajt e parë të vitit 2023, sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksit të çmimeve të Bankës së Shqipërisë, 52% e pronave të shitura kanë qenë në periferitë brenda qytetit. Çmimet e larta kanë detyruar blerësit ti drejtohen institucioneve bankare për të mbuluar koston e blerjes së një apartamenti. Përkatësisht, sipas indeksit “Fischer” të Bankës së Shqipërisë, rreth 60% e pronave për banim dhe përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare. Në 60% të të këtyre rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës së pronës.
Sipas të dhënave të siguruara nga “Numbeo”, databaza globale e kostos së jetesës rezulton se çmimi për metër katror për të blerë një apartament në qendër të Tiranës, është 2,061 EUR ndërsa jashtë qendrës është 52% më lirë ose 1,355 Euro. Theksojmë se këto të dhëna janë përditësuar më datë 15 korrik 2024.
Por, kjo situatë e rritjes së çmimeve ka qenë e ngjashme edhe në kryeqytetet e tjera të ballkanit. Nëse analizojmë çmimet në qendër të kryeqyteteve të Ballkanit Perëndimor vëmë re se çmimet më të larta janë në Zagreb, Beograd dhe Sarajevë. Përkatësisht çmimet në këto kryeqytete janë 3,876 Euro/m2, 3,831Euro/m2, dhe 2,650 Euro/m2. Ndërkohë, çmimet më të ulëta regjistrohen në Prishtinë dhe Shkup ku një metër katror në qendër të qytetit kushton respektivisht 2,055 Euro dhe 1,978 Euro.
Pra, në analizën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, vëmë re se shifrat e pozicionojnë Tiranën si një nga qytetet me çmimet më të larta të blerjes së apartamenteve por krahasuar me Zagrebin dhe Beogradin çmimet në kryeqytetin e Shqipërisë janë më të përballueshme. Ndërkohë, jashtë qendrës thuajse në të gjitha qytetet e ballkanit çmimet janë relativisht më të lira. Për shembull, në Prishtinë një apartament mund të blihet me 1,025 Euro/m2, në Shkup me 1,400 Euro/m2 etj. Në të kundërt, në Zagreb edhe në periferi apo zonat jashtë qendrës çmimet e blerjes së apartamenteve janë 2-fish më të larta.
Sondazh

Sa paguhet për një apartament me qira ditore? - Eksperti Beti: Pritshmëri për rritje si rrjedhojë e turizmit
Diamila Leka/ SCAN Një nga format e investimit është përmes pronave të patundshme duke i dhënë me qira ditore në platformat Booking apo Air BnB dhe të......

DigitAlb feston 20 vjetorin! - Ofertë speciale si asnjëherë më parë
Gjithçka ishte gati. Pas muajsh të tërë testimesh e pune kolosale, kishte ardhur momenti i shumëpritur. Një ëndërr e guximshme e një njeriu vizionar tashmë po......

Poli i Sigurisë Kibernetike do të ndërtohet në Sauk - Sipërfaqja totale e objektit mbi 9 mijë metër katror
Shqipëria do të ketë një Pol të Ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike. Vendodhja e tij parashikohet të jetë në Sauk. Fondi Shqiptar......

Shqiptarët, shpenzime rekord për kondicionerë - Bizneset: Vala e të nxehtit ka shtuar kërkesat nga klientët
Ledina Elezi/SCAN I nxehti përvëlues ka bërë që qytetarët shqiptarë të rrisin shpenzimet e tyre për të blerë pajisje freskuese dhe ftohëse. Për të......

Hapen aplikimet për kredi me 0% interes për punonjësit e administratës - Nga vërtetimet e ASHK te marrëveshjet noteriale, cilat janë dokumentet që duhen?
Diamila Leka/ SCAN Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka njoftuar hapjen e aplikimeve për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0%......

Shqipëria prodhoi 1.4 milionë ton perime - Cili është qarku më tokën më të “varfër” dhe kush “punon” më shumë?
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria ka prodhuar rreth 1.4 milionë ton perime “Made in Albania”, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme shkon për konsumin......

‘Javë ferri’ në Shqipëri - Impakt jo vetëm mbi shëndetin, por edhe mbi ekonominë
Ledina Elezi/ SCAN “Një javë ferri”..kështu e ka cilësuar këtë javë Shërbimit Meteorologjik Ushtarak atë që do të ndodhë më temperaturat këtë javë në......

Tatimet mbledhin 284 milionë euro më shumë në 6 mujor - Turizmi dhe sigurimet “karikojnë” buxhetin e shtetit
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata tatimore ka mbledhur 28.5 miliardë lekë apo 284 milionë euro më shumë nga taksapaguesit shqiptarë, por edhe turistët e......