Cili shtet do përfitonte më shumë nga integrimi në tregun e BE? - Analiza/ Shqipëria, RMV e Mali i Zi. Më pak Serbia, Bosnja dhe Kosova

Në kohë tensionesh gjeopolitike dhe besimi të reduktuar në rritjen e jashtme, është e rëndësishme të kuptojmë se cilat janë përfitimet e mundshme të politikave të ardhshme të integrimit të tregut në Bashkimin Europian. Integrimi në Bashkimin Europian përfshin përfitimin e lirisë së lëvizjes së mallrave, kapitalit dhe njerëzve, gjë e cila do të sjellë një ulje të kostove të tregtisë dhe migracionit për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Parashikimet e studimit 'Efektet Ekonomike të Integrimit të Tregut në Ballkanin Perëndimor' të kryer nga Banka Botërore, tregojnë se kostot e tregtisë do të uleshin me 4%, ndërsa të migracionit me 3%.
Anëtarësimi në BE mund të sjellë shumë më shumë përfitime për Ballkanin se sa integrimi rajonal. BE-ja është partneri më i madh tregtar për Ballkanin Perëndimor, pasi mbi 70% e eksporteve të vendeve ballkanike realizon me vendet anëtare të BE-së. Për më tepër, BE-ja ofron akses në një treg prej më shumë se 500 milionë konsumatorësh. Madhësia e këtij tregu ofron më shumë vende të reja pune dhe rritje ekonomike, krahasuar me një treg rajonal të Ballkanit Perëndimor me vetëm 18.5 milionë banorë. Aderimi në BE siguron respektimin e rregulloreve dhe standardeve të BE-së, të cilat mund të përmirësojnë cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara si dhe lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit.
'Scan Intel' ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi do të shpërndaheshin fitimet në vendet e Ballkanit Perëndimor nga integrimi në tregun e përbashkët. Shifrat tregojnë se të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të gjeneronin fitime që variojnë nga 2.8% deri në 5.04% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këto përfitime nga anëtarësimi në BE do t'i atribuohen reduktimit të indeksit të çmimit dhe qasjes në mallrat e reja.
Nëse analizojmë efektet reale për secilën ekonomi të dhënat tregojnë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të fitojnë më shumë. Konkretisht Shqipëria do të përfitonte rreth 2.5% rritje nga lehtësimi i tregtisë në kufi ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të fitonin më pak se 3%. Këtë e tregon edhe grafiku i ilustruar më poshtë. Krahas fitimeve që do të gjenerohen, reformat e lehtësimit të tregtisë do të reduktonin kohën e kalimit të kufirit me 3 orë. Po ashtu vërejmë që edhe pse shënojnë fitime më të ulëta në krahasim me fqinjët e tyre të jugut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova gjithashtu shënojnë fitime të konsiderueshme të mirëqenies nga përmirësimi i efikasitetit në kufi. Serbia shënon fitime rreth 2%, Bosnjë e Hercegovina rreth 1.5%, dhe Kosova rreth 2.1%.
Plani i ri i Zgjerimit të BE bazohet në 4 shtylla kryesore, ku shtylla e parë është rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Europian ndërsa shtylla e dytë, është rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Ky hap, parashikohet të krijojë një rritje ekonomike me 10 % në ekonomitë e secilit vend të Ballkanit Perëndimor.
SCAN
Sondazh

Firmoset marrëveshja për Kolegjin e Europës që do të hapë dyert në Tiranë – Mogherini: Kemi marrë aplikime nga 41 kombësi
Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor është Firmosur Marrëveshja mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë......

Pse Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mungon sot në Samitin Ballkani Perëndimor-BE?
Në listën e pjesëmarrësve në takim ka munguar emri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili nuk do të jetë në këtë samit. Zëdhënësi i Qeverisë së......

AMF nis zbatimin e udhërrëfyesit për regjimin europian të mbikëqyrjes në sigurime, çfarë parashikohet të ndodhë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe mbështetur nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) ka nisur......

Rama: Ambicia e Shqipërisë është që deri në qershor të jetë pjesë e zonës së përbashkët të pagesave euro
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë, se ambicia e Shqipërisë është që deri në......

Mbështetje për gjashtë vendet e rajonit – Çfarë pritet të sjellë plani i ri i BE në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës Samiti......

Samiti BE-Ballkan / Koopman: Në muajin e ardhshëm na duhet një produkt të një cilësie të lartë në mënyrë që fondet të fillojnë
Në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani, Shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Gert Jan Koopman tha se “cilësia duhet të jetë shumë e......

Rama mikpret liderët pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE – Synohet rritjen ekonomike të rajonit si dhe përshpejtimin e reformave
Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes......

Rritet importi i karburanteve - Në Janar u blenë më pak kafe, cigare dhe birrë nga jashtë
Muaji i parë i vitit ka nisur me rritje të importit të karburanteve krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga......