Firmoset marrëveshja për Kolegjin e Europës që do të hapë dyert në Tiranë – Mogherini: Kemi marrë aplikime nga 41 kombësi

Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor është Firmosur Marrëveshja mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë.
Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit u shpreh se “Qeveria shqiptare është e përkushtuar që ti ofrojë kolegjit të Evropës një kampus të ri vitet që vijnë. Për këtë qëllim kemi hartuar projekt idenë e parë dhe parashikojmë që ajo të nisë zbatimin që nga ky vit”.
Sot po zbulojmë vetëm një koncept të këtij projekti fillestar. Pritet të jetë një strukturë e veçantë që mishëron jo vetëm ekselencën e këtij institucioni, por edhe ambicien tonë për arritjen e standardeve arsimore drejt anëtarësimit në BE”, tha ne fjalen e saj ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Ndërsa në fjalimin e saj Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini u shpreh: “Kemi bërë shumë gjëra në këto 5 muaj. Viti akademik do të nisë në shtator me 31 studentë me një program të nivelit master për transformimin dhe integrimin europian, me fokus të veçantë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor”.
“Çelëm procesin e pranimit në tetor dhe deri tani kemi marrë 241 aplikime për 31 vende, nga 41 kombësi nga e gjithë rajoni, vendet e BE dhe 15 të tjera, Zgjodhëm më të mirët, kemi kryer mjaft intervista individuale, në numrin përfundimtar kishim 34 kombësi. Ka një kërkesë dhe ky projekt po haset me entuziazëm në korpusin studentor. Ka interes jo vetëm në mbarë rajonin por edhe në studentë në vendet e BE”, tha Mogherini.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për hapjen e kampusit të ri të Kolegjit të Evropës në Tiranë, është shprehur se gjatë kësaj përudhe bashkëpunimi është krijuar një master për trajnimin e personave që merren me procesin e integrimit.
"Universiteti i Tiranës ka pasur nderin t’i ofroj një pjesë të strukturës së saj si fillim për të filluar funksionet e veta, dhe për të hapur këtë vit akademik programin e parë, me qëllim që instituti të bëhet operativ dhe të përfarojnë studentë nga rajoni e Shqipëria, dukë i dhënë vizibilitetin rajonit nëpërmjet hapjes së kampusit të vetë jashtë BE. Dua t’ju falenderoj ju që bët të mundur që ne sot të jemi në këtë ditë që të nënshkruajmë punën e një viti në mënyrë intensive që kur Kolegj filloi veprimtarinë në Shqipëri" u shpreh Hoxha.
SCAN
Sondazh

Pse Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mungon sot në Samitin Ballkani Perëndimor-BE?
Në listën e pjesëmarrësve në takim ka munguar emri i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili nuk do të jetë në këtë samit. Zëdhënësi i Qeverisë së......

AMF nis zbatimin e udhërrëfyesit për regjimin europian të mbikëqyrjes në sigurime, çfarë parashikohet të ndodhë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe mbështetur nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) ka nisur......

Rama: Ambicia e Shqipërisë është që deri në qershor të jetë pjesë e zonës së përbashkët të pagesave euro
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë, se ambicia e Shqipërisë është që deri në......

Mbështetje për gjashtë vendet e rajonit – Çfarë pritet të sjellë plani i ri i BE në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës Samiti......

Samiti BE-Ballkan / Koopman: Në muajin e ardhshëm na duhet një produkt të një cilësie të lartë në mënyrë që fondet të fillojnë
Në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani, Shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Gert Jan Koopman tha se “cilësia duhet të jetë shumë e......

Rama mikpret liderët pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE – Synohet rritjen ekonomike të rajonit si dhe përshpejtimin e reformave
Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes......

Rritet importi i karburanteve - Në Janar u blenë më pak kafe, cigare dhe birrë nga jashtë
Muaji i parë i vitit ka nisur me rritje të importit të karburanteve krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga......

Spitalet më të mira në botë për vitin 2024 - Kryeson SHBA me 4 spitale në 10 vendet e para
Nuk ka shumë vendime më të rëndësishme sesa zgjedhja e spitalit të duhur për të marrë kujdesin e duhur për veten, ose një të dashur. Për të ndihmuar në këtë......