Samiti BE-Ballkan / Koopman: Në muajin e ardhshëm na duhet një produkt të një cilësie të lartë në mënyrë që fondet të fillojnë

Në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani, Shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Gert Jan Koopman tha se “cilësia duhet të jetë shumë e lartë, por koha po ecën dhe në katër javët në vijim ne na duhet të kemi një produkt të një cilësie shumë të lartë në mënyrë që fondet të fillojnë të hyjnë në maj dhe përpara pushimeve të verës”.
Më tej, Koopman tha se “prania e udhëheqësve sot tregon se është dëshmi për angazhimin tuaj dhe kështu tregohet edhe ritmi i shpejtë që foli edhe komisioneri Varhelyi. Për të ecur përpara duhet që ky ritëm të jetë i qëndrueshëm, duhet të udhëhiqet nga lart”.
Koopman theksoi se “së dyti nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit, por siç e tha edhe kryeministri Rama kjo është një përpjekje e të gjithë shoqërisë dhe institucionet e pavarura duhet të bëjnë punën e tyre për këto ndryshime, përndryshe nuk do t’ia dalim mbanë që të arrihet gjithçka për këtë rritje që ne kërkojmë”.
“Së treti vënia në zbatim është e vështirë, nuk është diçka e lehtë, është e vështirë për vendet e rajonit sepse ato vende do të duhet të bëjnë disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta përafruar atë me legjislacionin e Bashkimit Europian. Është gjithashtu e vështirë sepse disa nga nismat duhet të jenë funksionale si psh, CEFTA. Edhe ne nga ana jonë duhet të jemi gjithë kohën përkrah jush”, nënvizoi Koopman.
SCAN
Sondazh

Rama mikpret liderët pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE – Synohet rritjen ekonomike të rajonit si dhe përshpejtimin e reformave
Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes......

Rritet importi i karburanteve - Në Janar u blenë më pak kafe, cigare dhe birrë nga jashtë
Muaji i parë i vitit ka nisur me rritje të importit të karburanteve krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga......

Spitalet më të mira në botë për vitin 2024 - Kryeson SHBA me 4 spitale në 10 vendet e para
Nuk ka shumë vendime më të rëndësishme sesa zgjedhja e spitalit të duhur për të marrë kujdesin e duhur për veten, ose një të dashur. Për të ndihmuar në këtë......

Shqipëria mikpret Samitin BE-Ballkani Perëndimor / Rama dhe Varhelyi, apel krerëve të rajonit për bashkëpunim
Ka nisur në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të lihen pas ndasitë e së shkuarës dhe të ecet përpara.......

“Nga fushat, në financa” - Apeli i BB: Shqipëria duhet të zhbllokojë potencialin bujqësor
Në Shqipëri, sektori i bujqësisë ka luajtur prej kohësh një rol kryesor në nxitjen e punësimit dhe rritjen ekonomike. Aktualisht, sektori përbën gati 20% të......

Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave. Ministeriali në Tiranë mbledh ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të rajonit
Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave (SEPA), ishte fokusi i Ministerialit që mblodhi në Tiranë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e......

Konferenca e përbashkët për shtyp – Zelenskyy: ‘Shans shumë i rëndësishëm që kemi ardhur dhe jemi bërë së bashku’
- President Zelenskyy mirëserdhët në Tiranë! Çfarë këshille do të jepni ju për liderët e Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu edhe për liderët europiane që ajo......

Ukraina në ekonominë shqiptare - 51.9 mln euro shkëmbime tregtare në 2023-shin, më shumë se një vit më parë
Dy vite nga lufta në Ukrainë kanë ndryshuar shumë gjëra në skenën globale, si në rendin politik dhe juridik, ashtu edhe në ekonomitë e vendeve. “Scan Intel” ka......