Shqipëria Postuar më 29 Shkurt 2024, 11:00

Rritet importi i karburanteve - Në Janar u blenë më pak kafe, cigare dhe birrë nga jashtë

Nga SCAN TV
Rritet importi i karburanteve - Në Janar u blenë më pak kafe,

Muaji i parë i vitit ka nisur me rritje të importit të karburanteve krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga mallrat kryesore të akcizës, zhdoganimet e karburanteve rezultojnë me rritje, ndërsa produktet e tjera kanë pësuar rënie.

Konkretisht importi i karburantit është rritur me 5300 ton, krahasuar me Janarin 2023 dhe në total është blerë një sasi prej 46 mijë tonë, duke treguar kështu që qytetarët shqiptarë nuk i kanë frenuar lëvizjet e tyre edhe pas festave të fundvitit.

Ndërsa importi i kafesë rezulton me rënie  në 171 ton krahasimisht me Janarin e një viti më parë,  dhe në total kanë hyrë nja jashtë kufijve 363 ton.

Rënie ka pasur edhe importi i cigareve, nga 293 ton në Janar 2022 në 218 ton në nisje të këtij viti, gjë e cila duket se ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të cigareve si pasojë e ndryshimit të akcizës, duke bërë që importuesit të blejnë më shumë sasi në muajin Dhjetor të vitit të kaluar në mënyrë që të kishin furnizim.

Nga ana tjetër, importi i birrës ka regjistruar një rënie me afro 816 ton krahasimisht me një vit më parë dhe në total janë blerë 2133 ton nga jashtë. Zakonisht importi i birrës rritet ndjeshëm në prag të sezonit veror për shkak të fluksit të turistëve dhe konsumit më të lartë në verë.

Megjithatë shifrat e Janarit nuk janë tregues i vitit, pasi pritet një sezon shumë i mirë turistik çka do të sjellë konsum më të lartë për këto produkte dhe rrjedhimisht më shumë të ardhura doganore në buxhetin e shtetit.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat